• |
ide | kryesore

Përplasen dy automjete në Krujë, plagoset një efektiv policie

-Instant, Lajme, Të fundit



Një punonjës policia ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë.

Rreth orës 06:10, në Dreven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin Naim Hidraliu, 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi Naim Hidraliu, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *