• |
ide | kryesore

Humbi jetën pasi iu dogj shtëpia, 12-vjeçarja nga Dropulli vuante nga çrregullime të spektrit autik

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 12-vjeçare humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së dielës në Dropull, pasi shtëpia e familjes Ndriço u përfshi nga flakët. Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Mësohet se në shtëpi ka qenë 49-vjeçari Irakli Ndriço me vajzën e tij. Të dy janë dërguar me urgjencë, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *