• |
ide | kryesore

Po vjen varianti i ri, mjeku: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Varianti i ri i COVID-19, Omicron që po trondit botën ka shkaktuar shqetësim të madh te të gjitha vendet, pasi po përhapet me shpejtësi. Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Log.” në “ABC” mjeku i njohur Genc Sulçebe u shpreh se rreziku nga varianti i ri është që virusi të përhapet me shpejtësi dhe të mos ngelë askush pa u infektuar. Zgjidhja e vetme sipas tij është vaksina.

“Janë variante të pritshme. Mutacioni i ri është i pesti, i cili ka shumë mutacione, mbi 30 ndryshime në strukturën e tij krahasuar me variantin origjinal. Jo vetëm ata që janë me HIV por edhe mangësi të tjera, virusi do kohë të eliminohet, me javë, në organizëm dhe rrit mundësinë të pësojë ndryshime, bëhet më i përshtatshëm dhe shpërndahet në individë të tjerë.

Omicron duket se ka aftësi ngjitëse më të mëdha se Delta. Ka rrezik të përhapet, të zëvendësojë Deltën, dhe të infektojë potencialisht, nuk do të ngelet njeri pa u infektuar. Këtu del puna te vaksina. E vetmja zgjidhje është vaksinimi. Nuk shpëton dot. Tani a do ta marrësh me sëmundje apo vaksinim, zgjidheni vetë” tha Genc Sulçebe.

Prof.Dr.Arben Pilaca, mjek infeksionist në Spitalin Hygeia theksoi se variante të tilla do të ketë herë pas here pasi jo e gjithë popullsia është e vaksinuar. “Shtamet e reja që do të dalin, unë mendoj se ky nuk është i fundit, do të ketë tjetër. Do të kemi surpriza të tilla mutacionesh. Tani doli i riu. Për aq kohë sa do të ketë popullsi pa imunizim, zero, do të jemi përpara kësaj situate. Bota ballafaqohet me surpriza herë pas here” tha ai.

Për epidemiologun Ilir Alimehmeti varianti i ri është afro trefish më pak ngjitës se Delta. “Do ta shohim me qetësi. Do akoma më tepër kohë për t’u parë. Ky variant gjendet me PCR ndryshe nga të tjerët që donin sekuencim gjenetik. Është më e lehtë dhe më e shpejtë. Në Afrikën e Jugut kishim edhe një tjetër variant, Beta, nuk u transmetua aq shumë në Europë” tha ai./ Abcnews.al



11 Comments

  1. O te qifsha robt ku ti kesh o morri kuq. Te gjithe po thone qe eshte grip i lehte dhe qe deri tani ka kapur shumicen e te vaksinuarve> Mos u jepni hapesire ketyre pushtave qe kerkojne te bejne lojen e komaopnive farmaceutike

  2. Ky alimehmeti qe vetem mjek nuk eshte po ben qelbesiren no-vax duke ekspozuar mijera persona ne rrezikun e covid. Bravo mjekeve te tjere. Duhet te vaksinohet gjithe popullsia..

    1. Do te vaksinohesh shko vaksinohu perdite o rrot kari lere popullsine te vendosi secili per vete.
      Ky sulcebeu me siper eshte nje batakci maskara qe paguhet nga mafia ilaceve per te hap panik dhe to mohoje imunitetin natyral.

  3. O komunist bythqir mos harro tasin me shurre mbas vaksines 4. Pastaj te 5, 6, 7, etj derisa ti mi laboratori te shkosh ne pidh te anetes.

    1. Ik mer kar, se me opozitar si ti, rama do jete gjithmone ne pushtet. Nuk lidhet opozitarizmi me vaksinen idiot. Komunistet me vaksine dhe oppzita no-vax.. or ti qe pas familjes te kane shkerdhy edhe trunin..

  4. ka shume mundesi keta qe perhapin panik te panevojshem paguhen nga kompanite e vaksinave.meqe ra fjala ku eshte origjina e virusit dhe pse bota aziatike eshte shume pak e prekur nga virusi ? ?

  5. Me vërtetë këtyre komunistëve ju është bërë vaksina si kafeja e mëngjesit dhe si foto e enverit.
    Mu sme dhimsen keta me dhimbsen lekët e taksave tona që marrin kompanitë farmaceutike.
    Së keta nuk rrinë dot pa bo vaksina më
    Së shpejti do bëjnë të 6

  6. Cfare plehre vete shefi i Moderna tha qe vaksinat ekzistuese nuk te mbrojne nga varianti Omicron, duhet te prodhojme vaksine tjeter, kurse ky Sulcebeu thote o burra vaksinohuni.
    Nje mjek ne Afriken e Jugut qe merret perdite me te semure nga varianti Omicron tha qe eshte me ngjites por shume me i dobet, dhe me pak i rrezikshem.
    Pyetja eshte ky Sulcebeu eshte nje budalla, dava injoranti qe as nuk lexon fare c’behet, eshte paguar, merr perqindje nga vaksinat qe behen, apo i ka te gjitha bashke.

    Ku na i kane gjet keta surreter qe na bejne si eksperte. Shikoni cfare fytyrash kane. Ai Pipero me ate Ra-Kacollja duken si paciente te azileve per lunatiket apo te semure psiqik e qe jane arratis nga spitali. Duhet te jesh shume budalla ti marresh seriozisht apo ti besosh keta zgjebsa.

  7. sic e kaluam valen e pare do kalojme dhe te dyten te treten me rradhe. Aspirina, caj te ngrohte, pak raki. Sigurisht 1% mund te mos ja dalin por shum kan vdekur me pare edhe prej gripit te zakonshem. Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *