• |
ide | kryesore

Menaxheri i Lewandowskit, shton dozën polemikave: “Topi i Artë nuk i përket Messit”

-Instant, Sport



Topi i Artë dhe vendimi për tia dhënë Lionel Messit vazhdon të krijojë polemika të forta, që me shumë se kundërshtime janë akuza ndaj organizatorëve të France Football. Pasi shpërthyen të parat mediat në Gjermani e Poloni, tani ka menduar menaxheri i Lewandowskit, Pini Zahavi, për të shtuar dozën e polemikave, duke i thënë fjalët ashtu si i mendon (në fakt jo vetëm ai) në lidhje me Topin e Artë.

“Përgëzime Lionel Messit, një lojtar mbresëlënës dhe një legjendë e përjetshme e futbollit. Por Topi i Artë 2021 nuk i përket atij. Jo këtë herë. Topi i Artë i përket Robert Lewandowskit. Nuk po them se u vodh, por ai është njeriu që e meriton. Nuk është çudi që disa qindra milionë tifozë e kanë të vështirë të besojnë rezultatin e këtij eventi prestigjioz të futbollit. E hëna duhej të përfundonte me festimin e Topit të Artë të parë të Robertit”, ka thënë ai, duke iu referuar shifrave që flasin qartë për polakun në krahasim me argjentinasin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *