• |
ide | kryesore

Me defibrilator në zemër, Eriksen kthehet të stërvitet 173 ditë pas infarktit në Euro 2020

-Instant, Sport



Gati gjashtë muaj, saktësisht 173 ditë, pas asaj Danimarkë-Belgjikë që trembi gjithë botën, Christian Eriksen është rikthyer në fushë. Mesfushori i Interit ka kryer një stërvitje kardio-vaskulare të mbyllur me një ushtrim me goditje drejt portës: është hera e parë që nga infarkti në Euro 2020 dhe implantimi i pajisjes së defibrilimit. Eriksen po stërvitet në Ådalen, ku qëndron me familjen që nga vera e kaluar, në qendrën sportive të OB.

“Jemi vërtet të lumtur që Christian po mbahet në formë në fushat tona. Ne kemi qenë në kontakt me të që kur ai u rrit këtu dhe kështu jemi të lumtur që na pyeti nëse mund të stërvitej për t’u rikthyer në formë”, ishin fjalët e Michael Hemmingsen, drejtori sportiv i OB, në BT.dk.

Pasi fitoi betejën për jetën, 29-vjeçari tashmë konfirmon dëshirën e tij për t’u rikthyer – në kohën e duhur dhe miratimin e mjekëve – në futbollin e luajtur. Nëse te Inter (por me një sistem defibrilimi nuk do të kishte dritë jeshile nga FIGC) ose diku tjetër, në këtë moment ka pak rëndësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *