• |
ide | kryesore

Pas suksesit si regjisore, aktorja e njohur nënshkruan një marrëveshje me Netflix

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë raportuar se aktorja Halle Berry ka arritur një marrëveshje me Netflix pasi debutimi i saj regjisorial në filmin “Bruised” cilësohet si filmi numër 1 në SHBA dhe numër 2 globalisht  në shërbimin e transmetimit.

Sipas ‘Deadline’, Berry ka nënshkruar për një partneritet të ri për të luajtur dhe prodhuar filma të rinj për ‘Netlix’.Filmi në të cilin luan aktorja, është prodhuar nga një skenar i shkrimtares Michelle Rosenfarb, i cili është vendosur në botën e arteve marciale. Halle portretizon Jackie Justice, një luftëtare në pension e ‘MMA’ , e cila është e bindur të kthehet në ring kur djali i vogël që ajo braktisi, kthehet në jetën e saj.Filmi regjistroi mbi 47.7 milionë shikues vetëm në pesë ditët e para të publikimit, gjatë fundjavës së festës së Falenderimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *