• |
ide | kryesore

Video/ Tetë gola, tre të kuq e VAR, për një pikë: spektakël në Lazio-Udinese, rikuperon dy gola edhe Empoli ndaj Torinos

-Instant, F1, Sport, Video



Dy barazime në dy ndeshjet e luajtura në Serie A për javën e 15 të kampionatit. Spektakël në Olimpico me përmbysje e kundërpërmbysje për një 4-4 në sekondat e fundit mes Lazios e Udineses. Në ndeshjen tjetër nuk ka sërish fitues, por Empoli i rikuperon dy gola disavantazh ndaj Torinos, që mbeti me 10 lojtarë për 70 minuta.

LAZIO 4-4 UDINESE
Barazim i pa precedent në Olimpico të Romës. Mbyllet me një rezultat spektakolar 4-4 sfida mes Lazios dhe Udineses në një ndeshje plot surpriza. Friulanët shkuan në avantazh 2-0 me një dygolësh nga Beto dhe e mbyllën pjesën e parë 3-1 me Molinën që iu përgjigj Immobiles. Në pjesën e dytë ndodh gjithçka: Pedro dhe Milinkovic-Savic barazuan rezultatin, fillimisht Patric dhe më pas Molina e Ëalace u përjashtuan me karton të kuq. Acerbi shënoi golin e 4-3 në minutën e 82′, por Arslan gjeti goditjen e barazimit në të 99′. Një thriller i pa parë ndonjëherë. Gola, rikthime, kartonë të kuq, VAR dhe një barazim në sekondën e fundit. Lazio-Udinese shkruajtën një skenar të denjë për Oscar. Një pjesë e parë e dominuar taktikisht nga Udinese që përmbajti Lazion dhe kundërsulmoi frikshëm. Në rastin e parë bardhezinjtë kaluan në avantazh: Jajalo vertikalizoi për kthesën me kokë të Betos që i habiti të gjithë. Sulmuesi përsëriti veten pas gjysmë ore: u nis në progresion nga mesfusha dhe befasoi Reinan. Immobile shkurtoi diferencën dy minuta më vonë, por Molina bëri tre, gjithmonë në një kundërsulm, i servirur nga Deulofeu. Reagimi i Lacios erdhi në fillimin e pjesës së dytë: Pedro firmosi 2-3 dhe Milinkoviç barazoi me një të majtë fantastike në hyrje të zonës. Patrik dhe Molina u ndëshkuan me karton të kuq, por emocionet nuk mbaruan. Acerbi me kokë mposhti Silvestrin. VAR thotë se Wallace e mbante në lojë, duke vlerësuar golin. Udinese në telashe, por jo e mundur e pas 7 minutash shtesë kishte ende një goditje dënimi për të ekzekutuar. E Arslan ngriu Lazion.

TORINO 2-2 EMPOLI
Empoli rikuperon Torinon me rezultatin 2-2, për një pikë që i shërben të dy skuadrave. Në stadiumin Gran Torino, granatat zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 11 minutash me Pobega dhe dyfishuan menjëherë me Pjacan, duke i dhënë drejtim ndeshjes. Kartoni i kuq direkt për Singon, pas gjysmë ore lojë, ndryshoi fatin e mbrëmjes: Romagnoli shkurtoi diferencën në minutën e 34, ndërsa u sapofuturi në fushë La Mantia barazoi në minutën e 72. Është pika e pishmaneve, si për Toron ashtu edhe për Empolin. Për granatat sepse në avantazh të dy golave pas 15 minutash me Pobegën dhe Pjacën nuk arritën të fitonin në mbrëmjen kur Torino festoi 115 vjetorin. Keqardhje edhe për Empolin, me një lojtar më shumë për shtatëdhjetë minuta: arriti të barazonte me Romagnolin dhe La Mantian, por nuk gjetën goditjen finale. Ndeshja u kushtëzua nga vendimi i arbitrit Colombo dhe i Mazzolenit në VAR për të përjashtuar pas gjysmë ore Singon, faulli i të cilit nuk duket të jetë i kuq direkt. Për të dy ekipet, barazimi është i dobishëm për tu larguar nga zona e rënies.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *