• |
ide | kryesore

Këpucët më ‘in’ të këtij sezoni

-Instant, Stil



Së fundmi Instagrami është ‘pushtuar’ nga fotot e këpucëve që të kujtojnë ato që kanë veshur princeshat e përrallave. Nga sandalet me rripa deri te stiletot e mbushura me kristale të ndritshme, këto këpucë të verbojnë nga shkëlqimi.

Një detaj i njohur i këpucëve të tilla të mbrëmjes është përdorimi i plastikës së tejdukshme në vend të lëkurës ose pëlhurës, e cila i kthen këto taka në këpucë Hirusheje. Shumica e takave të larta me stil princeshash vijnë në ngjyrë argjendi, por Jimmy Choo ose Christian Louboutin gjithashtu ofrojnë këpucë të zbukuruara me kristale me ngjyra.

Dhe sidoqoftë, këpucë më të përshtatshme se këto për sezonin festiv në të cilin jemi, nuk besojmë se keni parë. Gjeni frymëzim për veshjen tuaj të festave këtë vit me këto taka që po i adhurojnë të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *