• |
ide | kryesore

Studimi për Omicron/ Çfarë rrezikojnë ata që e kanë kaluar një herë Covid

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet

Shkencëtarët nga Afrika e Jugut po paralajmërojnë se ri-infeksionet mes njerëzve që tashmë kanë kaluar COVID-19 duket se kanë më shumë gjasa të jenë me variantin e ri Omicron sesa me mutacionet e mëparshme të koronavirusit.


Një grup kërkimor që ka gjurmuar ri-infeksionet në Afrikën e Jugut, ka raportuar një rritje të tyre me ardhjen e Omicron-it që ata nuk e kishin parë kur dy variantet e mëparshme, përfshi variantin tepër ngjitës Delta, mbizotëruan vendin.


Gjetjet, të postuara në internet të enjten, janë paraprake dhe nuk i janë nënshtruar ende një shqyrtimi shkencor. Studiuesit nuk thanë gjithashtu se çfarë përqindje e ri-infeksioneve u konfirmuan si raste me Omicron – ose nëse ato shkaktuan sëmundje serioze.

Por koha e rritjes së ri-infeksioneve sugjeron se Omicroni “demonstron prova të konsiderueshme për shmangien e imunitetit të krijuar nga infeksioni i mëparshëm”, shkruajnë shkencëtarët.

“Infeksioni i mëparshëm mbronte kundër variantit Delta dhe tani me Omicron nuk duket se ndodh e njëjta gjë,” tha hulumtuesja Anne von Gottberg nga Universiteti i Witwatersrand, në një konferencë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të enjten.

Studimi gjithashtu nuk shqyrtoi mbrojtjen e ofruar nga vaksinimi. Vaksinat nxisin shtresa të ndryshme të përgjigjes imunitare, disa për të shmangur infeksionin dhe të tjera për të parandaluar sëmundje të rënda nëse dikush infektohet.

“Ne besojmë se vaksinat megjithatë do të mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda”, tha zonja von Gottberg.

Varianti më i ri u zbulua pak më shumë se një javë më parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut dhe Botsvana, dhe tani është gjetur në shumë vende. Mbeten shumë të panjohura në lidhje me variantin e ri, përfshi nëse është më ngjitës, siç dyshojnë disa autoritete shëndetësore, nëse ai i sëmur njerëzit më rëndë dhe nëse mund të mos ndikohet nga vaksina.

Por është e rëndësishme të mësohet se sa mbrojtje ofrohet nga infeksionet e mëparshme, veçanërisht në ato pjesë të botës ku pjesa më e madhe e popullsisë mbetet për t’u vaksinuar.

Studimi sugjeron se “Omicron do të jetë në gjendje të kapërcejë imunitetin natyror dhe ndoshta atë të krijuar nga vaksina në një shkallë të konsiderueshme”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore, në një përgjigje me shkrim ndaj gjetjeve të studimit/ VOA.

1 Comment

  1. Duajeni veten me vepra sic e deshironi me zemer shpirt dhe sdo te zhgenjeheni .nese veproni si per veten edhe tjeret kujdes hakun ndaj gjithckaje thotë:

    O njerez mos kerkoni shpetimin tuaj .ne mendime fjal vepra qe ZOTI JUAJ I KA CAKTUAR NDESHKIM.CILI NA NE KA KRIJUAR DHE KRIJON ME MIRE SE ZOTI MALLERISHEM .CILA ESHTE AI ELEMENT I LENDES QE JEP ME MIR IMUNITET SE SA VET IMUNITETI HYJNORE I LLENE PREJ ZOTIT BOTNAVE.SIKURSE DHE TE KUNDERTEN PER TA SHKATRRUAR PO KUSH KA FUQI TE SFIDOJNE LIGJIN HYJNORE RREGULLIN E VULLNETIT ZOTIT.TE HYJNE NE KODIN GJENETIK DHE TRANSFORMOJNE FUNKSIONIN E ORGANIZMAVE SIPAS INTERESIT.O NJEREZ JU VERTET PO ARRINI ATE QE NE FAKT MERITONI SHKATRRIMIN TUAJ ME NDESHKIM HYJNORE NGA ZOTI JUAJ AI E DIN SI DHE KUR DO JUA DERGOJNE POR NJE GJE ESHTE E SIGURT QE ZOTI MALLERISHEM KA GARANTUAR NDESHKIM PER TE PADREJTIT MESHIR FALJE PER TE PENDUARIT DHE SHPERBLIM PER ATO QE NDJEKIN RRUGEN E DREJTE.VERTETE QE ANTIKRISHTI NJE DIT DO DALIN IMAM MEHDIU KODRA E ARIT NE SIRI LUFTA MALLE XHUXHAT.ISA .A.S BIRI MEJREMES DO ZBRES NE TOKE. PA DUSHIM QE CFAR I MALLI ZOT NE KURAN DHE SUNET DO NDOLLIN KETE SE CMANG DOT KUSH SI KOHE NDRYSHE VETEM VULLNETI ZOTIT.PER NJE KOHE TE CAKTUAR MUND TUA SHTYJNE ATYRE BREZAVE ATI NJERZIM QE LARGOHET NGA PADREJTESIJA DHE VEPRON SIPAS ULLZIMIT TIJE.SEPSE KA THENE TE PENDUARIT I KA GARANTUAR MESHIR FALJE ME KRITERE VEPRIMI TE PERCAKTUAR.DHE VEPERMIREVE SHPERBLIM .PER SA KOHE NJERZIT MENDOJNE FLASIN VEPROJNE SI THOT I MALLI ZOT I MALLI ZOT LESHON MBI TO MESHIR FALJE FURRNIZIM MIRESINE KET LLOJ GJENDJE ZOTI NUK NDESHKON KA LLEN GARANCI.CFAR KERKONI O NJEREZ QE ME SHPIRT ZEMER DESHIRONI SHPETIM DHE ME MENDJE GJYMTYR ANGAZHOHENI NE SHKATRRIM NDESHKIM PER VETET TUAJA.ASGJE SJAN VISHTIRESIT E KESAJ BOTE NDESHKIMI HUMBJA NE TE SA CESHTE LLENJA LLOGARIS NE DITEN E GJYKIMIT PERPARA TE MALLIT ZOT. ZEMRIMIT TIJE DHE NDESHKIMI TIJE PER ZULLUMQARET NE PERJETESI.O NJERI MENDO PAK TRUPI KALBET DHE PASURIN E LEN KETU SHPIRTI YT ULLTON NE PERJETESI ZOTI KUR LINDE TA LLA TE PASTERT MENDO PAK SI PO JA KTHEN ATIJE.O NJERI MENDO VETEM PER VETEN TENDE OBLIGIMET DETYRAT DHE PERGJEGJSIT QE KE NE KET ULLTIM NGA ZOTI DREJT ZOTIT.MOS E SHKATRRO SHPIRTIN TEND PA NEVOJ PERDERI SA I MALLI ZOT ME KRIJIM DHE ULLZIM TE MUNDESOJ SHPETIMIN TEND TI ME ZEMER SHPIRT E KERKON E PSE ME MENDJE GOJE DHE GJYMTYRE PSE SE VEPRON O NJERI TE JESH I DREJT ME VETEN ZOTIN GJITHCKA O NJERI SE PER TE GJITHA ZOTI NA MERR NE LLOGARI HAKUN.NUK DESHA TE BEJE ME KOMENTE POR DUKE PARE QE NESE NJERZIT ANALIZOJNE KUPTOJNE NDRYSHOJNE KOMENTI KA ME TE MADH DOBIN SE DEMIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu