• |
ide | kryesore

Aeroporti i Kukësit dy muaj pa fluturime/ Drejtori shpjegon arsyet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Prej dy muajsh fluturimet përmes aeroportit ndërkombëtar te Kukesit janë ndërprerë.


Dy kompanitë ajrore Air Albania dhe Helvetica nuk kane programuar fluturime te tjera dhe sipas drejtorit te aeroportit Altin Progonati kjo ndërprerje ka te beje me rënien e fluksit te fluturimeve apo edhe udhëtareve për sezonin e dimrit.


Fluturimet pritet te rinisin ne fund te muajit shkurt, fluturime këto qe sipas drejtorit Progonati, pritet te shtohen me dyfish apo trefish te tyre e po aq edhe shtimi i destinacioneve te tjera.

Megjithëse nuk ka fluturime, ne aeroportin e Kukesit punohet çdo dite me kapacitet te plote te punonjësve, pasi ka pune te tjera qe akne te bejne me mirëmbajtje e meremetime ne aeroport. Progonoti thotë se aeroporti i Kukesit, është certifikuar qe ditën e pare dhe ska vend per spekulime rreth procesit te certifikimit apo operacioneve te fluturimit, duke nënvizuar se aeroporti i Kukesit është ndërtuar sipas standarteve ndërkombëtar te aeroporteve dhe i plotëson me se mire këto standarde.

Aeroporti i Kukesit, nisi operacionet e fluturimeve ne datën 9 qershor te këtij viti me dy kompani ajrore, me destinacionet Zyrih e Stamboll. Gjate periudhes se funksionimit te tij, ne aeroportin ndërkombëtar te Kukesit vetëm ne korrik e gusht u përpunuan me shume se 8 mije pasagjere.

8 Comments

  1. Mungese strategjie, mungese vizioni. Ajo gje dihej. Nje qytet jo turistik, me popullsi te vogel me aeroport Ca do thithe Kukesi?

  2. Madje madje pritet te nisin kur te kete zgjedhje te reja Rama, ose me ndonje fluturim spontan pas 18 dhjetorit te Bashes

  3. Po Aeroportet e tjera qe kishte ne program kjo qeveri e mrekullueshme i Sarandes, Gjirokastres dhe Vlores keshtu do punojne part-time. Shqipetare te dashur kur te doni te zhdukeni nga ky vend do ta beni si njerez me aeroplan ka menduar Rilindja per ju.

  4. Po Aeroportet e tjera qe kishte ne program kjo qeveri e mrekullueshme i Sarandes, Gjirokastres dhe Vlores keshtu do punojne part-time. Shqipetare te dashur kur te doni te zhdukeni nga ky vend do ta beni si njerez me aeroplan ka menduar Rilindja per ju.

  5. Kukesi ka mundesi per turizem malor dhe liqenor.Nuk ka investim o daku .Gjithe investimet shkojne ne Tirane ,Durres, Vlore.Prizereni eshte vetem 30km larg, me afer se sa ka Prishtinen.

  6. idea e kryeministrit tone largpames ishte per aeroport veror dhe bile per nie vere ne kater vjet..ca kerkoni ju aeroport qe funksiono per dite..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu