• |
ide | kryesore

Sinjalet e 11 Dhjetorit/ Berisha: Selia e PD nuk është shtëpia e Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çfarë do ndodhë më 11 dhjetor? Berisha: Selia e PD nuk është pronë private e Bashës

Dy ditë para mbajtjes së Kuvendit të PD të thirrur nga Sali Berisha, ish-kryeministri deklaron se më 11 dhjetor PD-ja do të jetë parti e rithemeluar, duke theksuar se selia nuk është pronë private e Bashës.

Në emisionin “Opinion” Berisha foli për herë të parë për krijimin e një komisioni të përkohshëm që do vazhdojë punën deri në kompletimin e rithemelimit të PD-së.

PJESË NGA INTERVISTA

Pyetje: Nëse e shkarkoni Bashën dhe nuk ju njeh çfarë do ndodhë?

Berisha: Qëllimi i Kuvendit para të gjithash është rikthimi i lirisë, votës së anëtarëve, ligjitimitetit. Të gjithë delegatët në formularin që kanë firmosur kanë pasur të paraqitur edhe qëndrimin ndaj Bashës. Largimi i tij është firmosur nga 5200 delegatë. Nëse ky Kuvend mbahet në stadium, kjo sepse në mënyrën më absurde Basha zmadhoi Kuvendin 7 herë më të madh se të CDU-së gjermane. Një problem është Covid-i, nëse ulemi te salla e Pallatit të Kongresve një po një jo nuk merr më shumë se 1100 delegatë. Nuk përjashtojmë njeri nga PD. U bëj thirrje të gjithë deputetave, të gjithë drejtuesve të bashkohen me shumicën, dhe mos bëhen instrumenta të aktit më të turpshëm të pluralizmit shqiptar, anti-Kuvendit. Basha po të donte ta thërriste Kuvendin, mund ta thërriste atëherë kur e kërkova.

Pyetje: Do ishit thyer nëse ai nuk do u kishte larguar?

Berisha: Absolutisht po, do isha thyer dhe do kisha kërkuar largimin e tij. Ka një normë, po humbe 4 zgjedhje nuk mund të qëndrosh më në detyrë.

Pyetje: Çfarë do ndodhë më 11 dhjetor?

Berisha: PD do jetë një parti e rithemeluar. Selia është e PD-së nuk është pronë private e Lulzim Bashës, nuk është shtëpia e tij.

Pyetje: Rrezikon PD-ja të zvarritet në gjykatë?

Berisha: Ai mund të bëjë çtë dojë, por selia është e PD. PD shumicë më 11 dhjetor do anuloj çdo vendim të tij të kohëve të fundit, do të krijojë një komisionin të përkohshëm që do vazhdojë punën deri në kompletimin e rithemelimit të PD-së.

Pyetje: Do shkoni në 18 dhjetor nëse jeni mazhorancë?

Berisha: Nuk ekziston. Kryesia aktuale e PD-së, 21 anëtarë të saj janë jo legjitimë, nuk janë votuar me dy kandidatura siç kërkon statuti. A keni parë të tregojë emrin e një delegati të vetëm Basha?!



3 Comments

    1. Po me mire mos kishe lind fare, nje pidhropsh patronazhist me pak. Gjithsesi, sje ti ftyr me e mire o gojors i Paulinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *