• |
ide | kryesore

Në janar merr presidencën e BE-së, Macron njofton mbajtjen e një konference me Ballkanin Perëndimor

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar edhe një herë angazhimin e tij për shtetet e Ballkanit. Në një intervistë me gazetarët ai paralajmëroi një konferencë për Ballkanin Perëndimor që pas marrjes së presidencës së BE nga Franca me 1 janar.

“Fqinjësia jonë më e afërt është Ballkani Perëndimor. Në qershor do të organizojmë konferencën për Ballkanin Perëndimor sepse Ballkani është më shumë se fqinjësi, është në zemër të Evropës. Mjafton të shikohet harta dhe historia jonë”, tha ai.

Mandati gjashtëmujor, që do të nisë më 1 janar, përputhet me zgjedhjet presidenciale të vendit.  Macron zbuloi prioritetet e Parisit për presidencën e radhës të bllokut 27-vendesh. Ai tha se ai donte një Evropë që është në gjendje të kontrollojë kufijtë e saj dhe do të prezantonte një reformë të zonës së lëvizjes së lirë Shengen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *