• |
ide | kryesore

“Deri në fund të vitit, të fitojmë diçka ndaj atyre para”: Brdaric do ta mbyllë 2021 me gjashtë pikë më shumë

-Instant, Sport



“E dimë që jemi konkurrues, ua kemi thënë që të tregojnë veten kur tu vijë mundësia. Duhet të tregojnë dëshirë që kur të vijë mundësia të thonë: ‘po jam gati në çdo moment’. Ne i kemi bërë të gatshëm të luajnë kudo. Është mendërisht e vështirë kur nuk luan shumë, por stafi ka bërë një punë të madhe edhe nga ana fizike që të jenë në formë të mirë kur të vijë momenti”, janë fjalët e Thomas Brdaric, që premion formën e skuadrës së tij, në këtë fund viti në të cilin tekniku shpreson ta mbyllë me gjashtë pikë më shumë në renditje, me shpresën se Tirana e Kukësi do të humbasin dicka, për ti dhënë mundësi rikuperimi Vllaznisë: “Padyshim urojmë që të fitojmë diçka ndaj atyre para. Por nuk duhet të varemi nga skuadrat e tjera, por të përqendrohemi të skuadra jonë e të fokusohemi te ndeshjet e ardhshme deri sa të mbyllet ky vit”.

Tekniku gjerman është i kënaqur nga performanca e kuqebluve e, duke u bazuar në ndeshjet e fundit, analizon se skuadra tani ka shumë gjëra më të qarta: “Duhet të analizojmë mirë ndeshjet, që të zbulojmë dhe kuptojmë se ku jemi në këtë moment. Në të kaluarën të gjithë kanë thënë që kemi pësuar shumë gola, pasi të gjithë pëlqejnë futbollin ofensiv, por që të shkosh në majë e konkurrosh duhet të luash të dy pjesët, në sulm dhe në mbrojtje. Mendoj se skuadra dhe disa lojtarë tani e kuptojnë shumë më mirë se çfarë duhet të bëjnë”, shpjegoi gjermani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *