• |
ide | kryesore

Ngrica në rrugë, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me zinxhirë e goma dimërore

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton si paraqitet sot situata në disa nga akset kryesore, pasi vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut dhe bores.

ARRSH bën me dije se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Po ashtu, këshillohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Në Rajonin Jugor dhenë Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore

Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimim e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit.

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *