• |
ide | kryesore

Video/ Në Rrogozhinë qajnë Maganin: Egnatian e Ramadanit e mposht edhe Kastrioti i fundit

-Instant, Sport, Video



Nga tre pika avantazh nga zona e rënies nga kategoria, pas shkarkimit të Gugash Maganit dhe ardhjes së Zekerija Ramadanit, Egnatia e sheh veten të mundur nga dy skuadrat që kishte poshtë saj, duke kompromentuar keq renditjen. Kastriotit i mjaftoi goli i Spartak Ajazit për të marrë tre pikët, që i japin shpresë në luftën për mbijetesë, ku nuk fitonin prej dy muajsh.

Krutanët ishin të vetmit që ngacmuan portën kundërshtare me Grecën, në një 45 minutësh pa raste shënimi, e me ritëm të ulët, të denjë për dy skuadrat që mbyllin renditjen e Superiores. Shifrat u zhbllokuan vetëm në pjesën e dytë të lojës, kur në minutën e 62′ Spartak Ajazi goditi me kokë në krosimin Arbër Bashës, në zhvillimet e një goditje dënimi.

Gjërat për Egnatian u vështirësuan kur rrogozhinasit po shpresonin të gjenin barazimin, sepse Allmuça e la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 80′ pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj kundërshtarit. Asnjë dyshim për arbitrin Juxhin Xhaja, që i tregoi të verdhën e dytë duke e lënë Egnatian me 10 lojtarë. Skuadra e Ramadan Ndreut, me këtë fitore është përsëri në vendin e fundit në kuotën e 8 pikëve, por tani zona e shpëtimit e mbajtur nga Skënderbeu duket më afër, ndërsa rrogozhinasit gozhdohen në vendin e 9 në kuotën e 11 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *