• |
ide | kryesore

Paloka rrëfen takimin me Bashën: Më tha “nuk jam i çmendur të garoj me Berishën”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka thënë në emisionin “Të paekspozuarit” se i ka kërkuar Bashës që të futej në votëbesim në bazë kur Berisha nisi “Foltoren”. Sipas Palokës, Basha i kishte thënë se “nuk ishte i çmendur të futej në garë votëbesimi me Berishën”.

“Kur filloi “Foltorja” i kam shkuar në zyrë Lulzim Bashës dhe i kam thënë. Ke një mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë. Votëbesim. Hidhe në votëbesim në bazë sepse Berisha do t’i shkojë deri në fund Kuvendit që ka njoftuar. Kjo nuk lëviz.

I thashë: “Ti ke një mundësi sepse kontrollon partinë, ke komisionet ndaj tani është koha që të votëbesohesh. Do t’u thuash njerëzve: “Unë e mora këtë vendim. Nëse kam vepruar mirë mund të vijoj, nëse jo…” ka një mënyrë daljeje me dinjitet për ty.

E dini çfarë më tha Basha? “Nuk jam i çmendur të futem tani në votëbesim me Berishën”. Unë i thashë që kjo është një mënyrë daljeje me dinjitet për ty” – tha Paloka. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. ka një ngjarje që pakëkush është tronditur më shumë se sa Sali Berisha dhe ka të bëjë me ndalimin e Adriatik Llallës në Romë, si një nga personat “non grata”, që është dënuar dhe nga drejtësia shqiptare. Ai është një lajm i keq për “Foltoren dhe Sali Berisha kishte nevojë që ai lajm të pëjetohej sa më pak nga mbështetësit e tij, duke e zhurmuar me një akt bandistesk.

  2. Kjo është dobësi e opozitarëve te vërtetë sesa të verbër janë treguar kur nuk njohin tradhtarët në mesin e tyre dhe më tej kur hyjnë në allishverishe me ta. E shihni se ç’ndodh??!!

  3. Zorra e by..thes po i del Saliut kete muaj.
    Cohet plaku 77 vjec nga halli te shpetoje kalamajte nga Burgu.
    Kenaqem kur e shikoj keshtu……., nje njeri i vogel, i ndryshkur…

  4. Janë munduar që ta bindin të vepronte me metoda demokratike që të mos vinin në këtë pikë por diçka e madhe dhe e rëndë e ka bërë të vijë në këtë pikë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *