• |
ide | kryesore

Publikohet fotoja e parë e protagonistëve të Harry Potter

-Instant, Paparazzi, Slider



Fotoja e parë e protagonistëve të Harry Potter nga  ribashkimi ‘Kthimi në Hogëarts’ është publikuar nga HBO Max pak ditë më parë.

Fotoja tregon tre protagonistët të ulur në një dhomë që i ngjan shumë “Dhomës së Përbashkët të Gryffindor” duke folur dhe duke buzëqeshur. “Sikur nuk u larguan kurrë”, shkruhet krahas fotos.

Daniel Radcliffe,  Emma Watson dhe Rupert Grint do të takohen sërish me rastin e 20-vjetorit të publikimit të filmit të parë në një emision të veçantë që do të përfshijë histori nga xhirimet e filmave por edhe diskutime me yjet dhe fansat.

Sipas HBO Max, në ribashkim ata do t’i referohen krijimit të filmave me intervista dhe diskutime të reja dhe të thelluara me kastin duke ftuar fansat në një udhëtim magjik për një nga ekskluzivitetet më të dashura të filmit. Në shfaqjen e përvjetorit, do të shfaqen Helena Bonham Carter, Robbie Coltrane, Ralph Fiennes, Jason Isaacs, Gary Oldman, Tom Felton, James Phelps, Oliver Phelps, Mark Williams, Bonnie Wright, Alfred Enoch, Mattheë Leëis dhe Evanna Lynch. Autori JKRoëling nuk do të marrë pjesë në ribashkim, por do të shfaqet përmes materialit arkivor që do të shfaqet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *