• |
ide | kryesore

Zyrtare, Barcelona njofton konferencën e lamtumirës: ritmet e zemrës lënë në ‘baltë’ Agueron

-Instant, Sport



Barcelona ka lëshuar një deklaratë duke konfirmuar se të mërkurën në mëngjes do të ketë një konferencë për shtyp nga Sergio Agüero për të sqaruar të ardhmen e tij. Gjithçka sugjeron se argjentinasi do të konfirmojë tërheqjen nga futbolli, pasi pësoi një aritmi malinje në ndeshjen kundër Alavés. “Këtë të mërkurë (12) do të mbahet një konferencë nga Sergio Kun Agüero në ambientet e Camp Nou për të shpjeguar të ardhmen e tij. Lojtari do të shoqërohet në këtë ngjarje nga presidenti Joan Laporta”, thuhet në deklaratën e shkurtër.

Rreth një muaj pas deklaratës zyrtare të Barcelonës që njoftonte mungesën e detyruar të Sergio Agueros për tre muaj, lajmi i keq është paralajmëruar nga Spanja një ditë më parë se Kun do të largohet nga futbolli. Sipas asaj që shkruante El Periodico, sulmuesi argjentinas ka pranuar se nuk mund të vazhdojë më të luajë në nivele të larta, pasi u ndalua për një aritmi në zemër gjatë ndeshjes kundër Alavés më 30 tetor dhe do të shpallë zyrtarisht vendimin e tij për t’u tërhequr.

33 vjecar, Aguero ishte rikthyer në La Liga në verë, pas përvojës së tij te Atletico Madrid, për të veshur fanellën e Barcelonës pas 10 vitesh të kaluar Manchester City në të cilën ai fitoi 15 tituj, një titull golashënuesi dhe vendosi disa rekorde klubesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *