• |
ide | kryesore

Fansat kritikojnë Ben Affleck për deklaratën për ish-bashkëehorten

-Instant, Paparazzi, Slider



Ben Affleck ka thënë se ndihej i ‘kurth’ në martesën e tij me Jennifer Garner dhe beson se nëse do të kishin vazhduar bashkë, me shumë mundësi ai do të kishte ende probleme me alkoolin.
Ylli i “Good Will Hunting” e bëri komentin gjatë një interviste në “The Howard Stern Shoë” ku ai gjithashtu pranoi se kishte hezituar për të rifilluar marrëdhënien e tij me ish-të fejuarën Jennifer Lopez.

Duke folur për martesën e tij me Garnerin, 49-vjeçari i tha Hoëardit:
“Ne ndoshta do të kishim përfunduar në fyt të njëri-tjetrit. Ndoshta ende do të kisha pirë”
Ben shkoi në rehabilitim për varësinë nga alkooli në vitin 2018. Ai u nda zyrtarisht me ish-gruan e tij në qershor të vitit 2015, një ditë pas përvjetorit të 10-të të tyre.

“Një pjesë e arsyes pse fillova të pija ishte sepse isha i bllokuar. I thoja vetes se nuk mund të largohesha për shkak të fëmijëve të mi, por nuk isha i lumtur. Dhe ajo që bëra ishte të pija një shishe alkool dhe më zuri gjumi në divan, gjë që doli të mos ishte zgjidhja. Në fund të fundit, ne u përpoqëm sepse kishim fëmijë, por të dy ndiheshim sikur nuk donim që ky të ishte modeli që fëmijët tanë e shohin martesën”, shtoi ai.
I pyetur nëse ai kishte dyshime për t’u rikthyer me Jennifer, Ben tha:
“Më kaloi në mendje me siguri. Përgjegjësia ime ndaj fëmijëve të mi është përgjegjësia më e lartë. Unë nuk dua të bëj asgjë që është e dhimbshme apo shkatërruese për ta nëse mundem.”
Pas komenteve të tij, Ben u përball me një reagim të ashpër në rrjetet sociale për ‘fajësimin’ e ish-gruas Jennifer për alkoolizmin e tij në të kaluarën. Disa madje shkruanin se ai ishte i alkoolizuar para se të martohej me Garner.
“Si ishte e mundur që ai të ndihej ende i bllokuar pas divorcit, pasi ishte r Jennifer Garner ajo që e çoi në rehabilitim? BenAffleck është më i ulët se llumi i pellgjeve. Një justifikim i vërtetë patetik i një njeriu”, shkruante një fans.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *