• |
ide | kryesore

I dënuar me 8 vite burg, dorëzohet ish-shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-shefi i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës, Gjergji Kohila,i dënuar me 8 vite burg si pjesë e grupit Habilaj, është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës mbrëmjen e të mërkurës. Më 1 dhjetor, Kohila u shpall fajtor për akuzat e “trafikut të narkotikëve” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Gjykata e Posaçme e dënoi me 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul automatikisht në 8 vite. Dënimi ishte i njëjtë me atë që SPAK kishte kërkuar për Kohilën.

I bashkëpandehuri tjetër i çështjes, Sokol Bode, po gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se gjyqi ndaj tij zhvillohet me procedurë të zakonshme. Ndërkohë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, çështja në ngarkim e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtuesit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela, është regjistruar pranë Gjykatës se Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.



1 Comment

  1. Ku ishte kaq kohe ? Si hyri apo si doli nga kufiri? Apo tani qe drogaxhi tahiri po e mbyll procesin u dorzua edhe ky per te dale i pafajshem? Ça mut vendi eshte ky?Drogen e bene policia ndersa mafia ka pushtetin. Ptuuuuuuuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *