• |
ide | kryesore

Mungon Rama, Vangjel Dule nuk pranon interpelancën për minoritetet me Spiropalin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ditën e sotme kishte thirrur një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e respektimit të të drejtave të minoritetit. Mirëpo, kreu i shtetit për shkak të mungesës ia delegoi interpelancën ministres Elisa Spiropali. Për shkak se nuk e pranoi këtë ndryshim deputeti Dule u largua nga salla e kuvendit.

Përpara se të largohej Dule tha se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për të mos u përballur në interepelancë me të dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe i lirive të tyre nuk ekziston në agjendën e prioriteteve.

“Depozitova kërkesën për interpelancë më kryeministrin në lidhje me politikat e qeverisë dhe respektimit e minoriteteve. Pse e kërkova me kryeministrin, jo se nuk kam respekt, për ministren Spiropali, por për cilido. Jam njoftuar sot në mëngjes se kryeministri nuk paska denjuar që të diskutojë me këtë çështje dhe e ka deleguar. Është mënyrë cinike, e ka të plotë mundësinë që ta bëj por jo dëshirën. Më datën 9 nëntor e depozitova kërkesën. Qëndrimi i sotëm i kryeministrit Rama dëshmon se për të respektimi i të drejtave të minoriteteve dhe i lirive të tyre nuk egziston në axhendën e prioriteteve të tij. Por për fatin tonë të mirë egziston për BE-në. Ky debat nuk mund të bëhet i fragmentarizuar, me keqardhje nuk e pronoj interpelancën me Spiropalin. Vendoseni vet zonja kryetare, se kur do të zhvillohet. Është qëndrim abuzim”- tha Dule.

 



4 Comments

  1. Si bo dhe ti more Vangelo.Ai ka “pi” ose i ka terheq ca viza mrom ke Luca dhe ti e pret per interpelance. Ndoshta ka qene raki me “sheqer”

  2. Prit se të erdhi!!!Mirë tua bëjë në fakt se dhe ju të gjithë jeni majtista dhe atë keni votuar!!!Kësaj radhe edhe se u bëtë më Pd prap Ps keni votuar.Ramës kjo i mjafton.Pastaj gjithmonë fyellit me një vrimë minoritarët minoritarët.Nuk shikoni gjëndjen në gjithë vëndin e të flasësh në tërësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *