• |
ide | kryesore

Bashën e shkarkojnë edhe në lagjen e vet/ Berisha: Pati fatin e Ramiz Alisë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rezultatin për shkarkimin e Lulzim Bashës edhe nga dega e PD-së në njësinë nr.8, Sali Berishës i ka kujtuar fatin e Ramiz Alisë që në 1991 humbi në këtë njësi të kryeqytetit. Ndërsa Albana Vokshi po lexonte rezultatin e referendumit në shkallët e selisë së PD-së, Berisha e ka ndërprerë për të komentuar humbjen e Bashës në lagjen ku ai vetë ka lindur.

“Në 1991 kjo lagje, ndër më demokratiket i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim Bravës të njëjtin fat. Me një dallim që diktatori komunist nuk kishte lindur në atë lagje, por Lulzim Brava ka lindur aty. E denatyralizuan! Ky quhet denatyralizim që i bënë banorët e Tiranës” tha Berisha.

Në degën 8 në Tiranë mësohet se është votuar si më poshtë:

Dega 8

1170 antarë
774 kanë votuar
760 pro shkarimit
10 kundër
3 fletë të dëmtuara
1 e pavlefshme



4 Comments

  1. Shaka e hidhur, manipulim i peshtire dhe ofendim per tironsit autokton demokrat te kesaj njesie. Pushteti i Berishes i masakroje pronat, i perjashtoje nga administrata publike dhe tani i poshtrojne duke i konsideruar skllever te Berishes apo gjoja votues te tij. Zot ndali ne kete marrezi.

    1. ishe mire deri me nje far veni,

      masakroje, perjashtoje poshtrojne ete dole qe sje tirons edhe tek zot ndali ne kete marrezi u dekosnpirove…..

      cunat e laggjes nuk e din fjalen marrezi, , karllik lomi, karrllik, ose rriklla, hajdar, lene mo me thon masakroje pronat, duket qe je injorant ng a mallakstra, noi kusheri i kapllanjt ose iroland bejkos,

      ik copa e karit

  2. Burre me legen se Berisha nuk ka.
    Gjithe kohen e PPSH -se i ishte ngjit byrose politike si muti pas kepuces dhe pa pike turpi krahason Lulin me Ramiz Aline.

  3. Bashkëshorti i Argita Berishës, Jamarbër Malltezi, nuk është përmbajtur kur në selinë e PD-së ka mbërritur vjehrri i tij Sali Berisha.

    Ai ka hipur mbi makinën e Lulzim Bashës duke thirrur “O Sali, o hero, gjthë Shqipëria ty të do”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *