• |
ide | kryesore

Ndarja me Zayn Malik ka forcuar lidhjen e Bella dhe Gigi Hadid

-Instant, Paparazzi, Slider



Lidhja mes motrave Bella dhe Gigi Hadid është bërë edhe më e fortë pas sherrit që ndodhi mes mamasë së tyre, Yolanda, dhe ish-bashkëshortit të Gigi, Zayn Malik, thotë për “PEOPLE” një burim i afërt me familjen Hadid.
“Gigi dhe Bella janë afruar më shumë që nga incidenti i Zayn dhe Yolanda. Bella i ka qëndruar në krah, pasi situata ka shkaktuar shumë tensione brenda familjes”, thotë burimi.

Malik, 28 vjeç, u akuzua se shtyu Yolanda-n , duke i shkaktuar asaj ankth mendor dhe dhimbje fizike, pas një konflikti që patën në shtëpinë e këngëtarit dhe modeles.
“Gigi i ka dhënë fund me Zayn. Ajo është një person vërtet privat, kështu që Bella ka qenë vërtet pranë motrës së saj për ta mbështetur atë. Ka qenë e vështirë për të gjithë, sepse të gjithë janë shumë të afërt. Bëhet fjalë për nënën e saj, por nga ana tjetër Zayn është babai i vajzës së Gigi-t, edhe pse lidhja e tyre romantike ka përfunduar”, ka vazhduar burimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *