• |
ide | kryesore

Video/ “I thashë lojtarëve që nuk mund të luanim më keq”: Brdaric tregoi si ndryshoi Vllaznia në pjesën e dytë, por jo rezultati

-Instant, Sport, Video



Nuk del nga kriza Dinamo, me barazimin 0-0 në Elbasan Arena kundër Vllaznisë, por bën një përcapje, ndërsa Vllaznia shtrin në 9 ndeshje radhazi serinë pozitive, edhe pse ky barazim e pengon në ndjekjen e dyshes së kreut, që kanë mundësinë ti largohen. Brdaric pati të drejtë kur kërkoi përqendrim maksimal pavarësisht momentit të keq të nëndetëses, por askush nga kuqeblutë sic duket nuk e paska besuar, aq më tepër kur panë debutimin e 17 vjecarit Simoni në kuadratin e portës. Vetëm se u gabuan Dinamo jo vetëm që rezistoi, por madje në pjesën e parë ia bëri jetën të vështirë kundërshtarit, me inkursionet e Bardhit dhe inteligjencën taktike të Ibraimit: ” Uthashë lojtarëve që isha kurioz si do të përballonim këtë ndeshje dhe e pashë në pjesën e parë se ishte një paraqitje e dobët nga ne me shumë gabime taktike. Dhe nëse luajmë ashtu nuk do të jemi të suksesshëm – tha tekniku i Vllaznisë, që vazhdoi – “Nuk është e drejtë të krahasosh ndeshjet, kohë tjetër e mundësi të tjera. Kemi luajtur jashtë fushe ndaj një ekipi që nuk ka pasur rezultate, por jo mungesë kualiteti”.

Në fund vetëm 0-0, me Vllazninë shumë më pranë golit në pjesën e dytë, por me ndërgjegjen të ngarkuar nga një fraksion i parë i luajtur pa grintën e duhur e në të cilën Dinamo hodhi bazat e pikës së parë pas tre humbjeve radhazi: “Në pushimin e ndeshjes u thashë lojtarëve që është e pamundur të luajmë njëlloj keq dhe ndryshuam. U përmirësuam dhe na mungoi fati që të shënonim në pjesën e dytë – shpjegoi Brdaric -. Nuk arritëm të shpërthenim në krahë, duhej të fitonim duele, por nuk ia dolëm. Mendoj se ishte mungesë e dueleve të fituar, por për mua ishte thelbësore që në pjesën e parë nuk fituam topin e dytë dhe mendoj se pse nuk ia dolëm të hynim mirë në ndeshje”.

Kuqeblutë shtynë përpara me dëshpërim në fakt deri në minutat e fundit, duke koleksionuar edhe tre raste gol: në të 82 goditja me kokë e Cobës kaloi ngjitur me shtyllën, ndërsa ajo e Mustedanagiç një minutë nga fundi, u bllokua nga Simoni, i pakalueshëm edhe në këtë rast, ndërsa Gurishta shpenzoi mundësinë e fundit me një goditje për tu harruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *