• |
ide | kryesore

“Nuk më interesojnë 5 titujt kampion, por lojtarët që më kuptojnë”: Josa, ‘dozë’ besimi bardhezinjve

-Instant, Sport



“Duhet të jemi shumë të përqendruar për skuadrën sepse nuk përbëhen vetëm nga 11 lojtarë. Kampionati është i gjatë, në ndeshjet që janë shumë të ngjeshura kam frikë te rikuperimi i lojtarëve, jo vetëm te Laçi, por edhe te skuadrat ku kam qenë”. Mirel Josa vazhdon të jetë efficient në maksimum në krye të pankinës së Lacit, duke humbur vetëm 5 pikë nga 24 të mundshmet që kur ka mbërritur në Kurbin. Me suksesin kundër Egnatias 2-0 bardhezinjtë kanë mbërritur me pikë Vllazninë, duke bërë presion ndaj Kukësit e Tiranës: “Nuk më interesojnë 5 titujt kampion, mua më intereson që djemtë më dëgjojnë dhe më kuptojnë. Dhe ne ekip futbolli jemi, bëjmë dhe ne gabime, si çdo skuadër tjetër”.

Tekniku ka kujtuar edhe pikët e lëna me Vllazninë, por duke evidentuar forcën e skuadrës për tu ringritur pas një momenti delikat: “ Kur bëjmë gabime duhet rikuperuar shpejt. Humbëm me Vllazninë, fituam ndeshjen tjetër, mua më intereson ndeshja pasardhëse. Nuk është se unë nënvlerësoj lojtarët që janë në stol, mundohem që të aktivizoj lojtarët më të freskët.”, përfundoi Mirel Josa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *