• |
ide | kryesore

Video/ Kap Vllazninë e Kukësin, zhyt Egnatian: Laçi i bën të gjitha këto në 15 minutat e fundit në Rrogozhinë

-Instant, F1, Sport, Video



Në Rrogozhinë Laci imponohet 0-2, duke u hakmarrë për humbjen që Egnatia i kishte shkaktuar në fazën e parë. Vendosën Zarubica e Guindo në 15 minutat e fundit të lojës, që vlejnë suksesin e katërt radhazi. Krizë e thellë e rrogozhinasve me Ramadanin që ka tre humbje në tre ndeshje, që kur zëvendësoi Maganin.

Një ndeshje nën ton, për nga intensiteti dhe rastet e krijuara, por që në planin agonistic kishte për të thënë, me asnjë nga skuadrat që nuk tërhiqej para kontrasteve. Pjesa e parë u mbyll pa shumë raste, por në fundin e 45 minutave të para ishte Mentor Mazrekaj që fiksoi rastin e parë të vërtetë të Lacit. Përmes një goditje stadarte të ekzekutuar nga Mazrekaj e të evituar nga Puja, por kombinimet e rrezikshme mungojnë, duke e detyruar Mazrekaj të futet në veprime individuale jo rrallë herë.

Pjesa e dytë pati ngacmime nga të dy skuadrat, me dëshirën për të marrë një fitore, që në fakt erdhi për kurbinasit vetëm 15 minutat e fundit. Dejan Zarubica u tregua i saktë në minutën e 75′ ku goditi fort brenda zonës dhe duke e dërguar atë top në fundin e rrjetës. Saliu Guindo ishte autor i golit të dytë dhe të vulosjes së takimit ku në minutën e 88’ u tregua i saktë përpara porte dhe shënon golin e dyfishimit të rezultatit.

Me këtë sukses, skuadra e Mirel Josës mban vendin e katërt në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Egnatia vazhdon me krizën e rezultateve teksa nuk fiton prej më shumë se dy muajsh, ku suksesi i fundit ishte pikërisht ndaj Laçit në muajin tetor dhe aktualisht rrogozhinasit renditen në vendin e 9 në kuotën e 11 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *