• |
ide | kryesore

Rritet numri i viktimave, 208 persona ndërruan jetë nga tajfuni Rai që goditi Filipinet

Arkiva



Ka shkuar 208 numri i viktimave nga tajfuni Rai në Filipine. Sipas raporteve të policisë kombëtare, të paktën 239 persona u plagosën dhe 52 rezultojnë të zhdukur për shkak të kalimit të tajfunit shkatërrues Rai nëpër rajonet jugore dhe qendrore të arkipelagut.

Më shumë se 300 000 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre të enjten, pasi tajfuni arriti në qendër të vendit.

Një nga ishujt më të prekur nga Rai është Bohol, ku të paktën 80 njerëz kanë vdekur, tha guvernatori i provincës Arthur Yap. Shumë shtëpi u shkatërruan gjithashtu në ishujt Siargao, Dinagat dhe Mindanao, të shkatërruar nga stuhia që goditi vendin me erëra me shpejtësi 195 kilometra në orë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *