• |
ide | kryesore

Berisha: Basha ka mbështetur gjithmonë projektet e Soros

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se Lulzim Basha, me heshtjen e tij në krye të opozitës, ka mbështetur çdo projekt të multimiliarderit George Soros në rajon. Në një intervistë për “Faxnews”, Berisha u pyet nëse Soros e ka sjellë Bashën në Shqipëri si politikan, por ish-lideri demokrat thotë se nuk ka një informacion të tillë.

“Ajo çka mund të them, Lulzim Basha në këto vite në krye të opozitës, me heshtjen e tij, ka mbështetur çdo projekt të George Soros në rajon. Nëse ka qenë në borderotë e Sorosit, nuk e di. Me qëndrimet e tij, i ka mbështetur projektet e Sorosit” – tha Berisha.

Berisha i është përgjigjur dhe aludimeve se ai ka bërë një marrëveshje me Soros.

“Asnjë marrëveshje nuk kam bërë me Soros. I vetmi premtim ka qenë për ndihmën e 10-vjetorit të Romëve. Ishte një projekt i OKB-së. Isha i angazhuar me disa projekte për t’i ndryshuar jetën e tyre. OKB e kishte shpallur këtë dekadë për romët. Soros ka qenë një kontributor në këtë projekt. Në krye të saj, kemi një Erion Veliaj” – tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha shprehet se gjatë viteve të fundit, opozita dhe mazhoranca, kanë pasur të njëjtat qëndrime mbi çështjet kombëtare.

“Në një seri foltoresh, në kuvendin e jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit të rithemelimit të PD-së, me ndryshimet e mëdha që u bënë në statutin e kësaj partie. Gjithçka synon rikthimin e saj tek vlerat konservatore të shqiptarëve. Një miting i tillë thirrej pas shumë vitesh për interesin kombëtar.

Ky interes, u nëpërkëmb nga Edi Rama. Ka qenë një konstatim shumë i drejtë. Prej kohësh, mediat kishin njoftuar se ka një ngjashmëri në qëndrime mes pushtetit dhe opozitës. Kishin arritur në përfundimin se pushteti dhe opozita po ndajnë oligarkët dhe botën e krimit. Opozita dhe mazhoranca ndan qëndrime dhe për çështjet kombëtare” – tha Berisha.



4 Comments

  1. Nje pyetje legjitime qe kerkon pergjigje eshte – kush e solli Lul Braven ne krye te PD atehere?? Nuk kishte burra me te mira partia?? Kush ishte ai qe e katapultoi ate ne skenen politike??

    Pastaj lidhjet e Lulit me gjyshin hungarez diheshin nga kryesia e partise e atehershme, prandaj mos na merrni per budallenj, por pranoni gabimin e madh (qe vete Berisha beri) dhe shihni se c’mund te beni tani. Edhe mos harroni se morrat nuk ikin kollaj.

    1. Morri i kuq me i madhi eshte Berishe shpellari qe ju ka hedhur trute prej gomari,
      Se do te jete vete i pare i ka gjetur mendjen injoranteve mbare.
      Lulin vete e vuri ketu e pesembedhjet vjete
      Tani pa pike turpi koken don t’ja heke
      Ska çu ben gomarit i bie samarit
      E ka mberthyer frika se hakun e popullit po ja merr Amerika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *