• |
ide | kryesore

Mbante peng dy gra, arrestohet 56 vjeçari francez

-Instant, Lajme, Planet



Një francez ka rënë në prangat e policisë pasi mbante peng prej dy ditësh dy gra.

Mediat e huaja raportojnë se i arrestuari mbante me vete një thikë dhe kishte marrë peng dhe i mbante të mbyllura në një dyqan në Paris dy gra.

Ministri i Brendshëm francez Geral Darmanen, ka bërë me dije se autori i pengmarrjes është arrestuar dhe fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Ndërkaq në lidhje me këtë ngjarje autoritetet kishin përjashtuar lidhjen me ndonjë rast terrorizmi pasi 56-vjeçari njihej si një person me probleme  psikiatrike.

Ndërkohë një ditë më parë ai kishte lejuar një nga pengjet dhe përmes negociatave ka liruar dhe pengun e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *