• |
ide | kryesore

“Habitem se si i marrin vendimet në VAR”: Memelli shpërthen kundër arbitrimit për golin e anulluar

-Instant, Sport



“Për mua nuk ka asnjë prekje të goli i anuluar, habitem se si i marrin vendimet në VAR. Do doja ta shihja që të hiqja edhe unë dyshimet e mia. Por mund edhe të ketë kontakt, do të doja të shihja pamjet”. Migen Memelli, trajneri i Skënderbeut, nuk e fsheh zhgënjimin për anullimin e një goli që do ti kishte ndryshuar ndeshjen. Në fakt Mensah realizoi që në minutën e 4, por arbitri pa një faull ndaj Sofranac: “Nga kjo nga kjo ndeshje dal me disa pengje, si rasti i Mensah por edhe një gol i anuluar dhe një penallti e paakorduar. Ne na pëlqen të vuajmë, na pëlqen kur kundërshtarët na vendosin në vështirësi. Por e theksoj edhe një herë, bëjmë metrat tona, jemi skuadër solide e mirëvendosur dhe besoj se do të bëjmë mirë edhe në pjesën e mbetur të kampionatit, janë edhe 21 ndeshje”, tha tekniku.

Një pikë e rëndësishme për mbijetesë, duke qenë se i distancon akoma nga zona e rënies: “Mendoj se i kemi bërë gjërat mirë, nuk kishte dhuratë më të bukur që t’i bënim familjeve tona se kjo performancë sot. Po të kishim marrë tre pikë sot, do të kishim kënaqur edhe veten tonë, se do të shkonim me qetësi në festa e do linim edhe një tjetër skuadër poshtë. Detyra jonë është të vendosim skuadrën në fushë, kemi lojtarë të mirë në të gjithë rolet, por raste të veçanta na penalizojnë veprimet si i Mensah. Ai është i ri, moseksperienca në penalizoi, por ai na ka ndihmuar në ndeshje të tjera. Mendoj se kjo sot duhet kaluar pa probleme”, përfundoi Memelli, që sheh Skënderbeun e tij të shkojë në 15 pikë në vendin e shtatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *