• |
ide | kryesore

Nicole Kidman tregon sakrificat e të qënit një aktore e mirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Nicole Kidman ka zbuluar se edhe ajo dyshonte në veten e saj kur mori rolin e yllit Lucille Ball në “Being The Ricardos”.
Aktorja, 54 vjeçe, shkoi në masa ekstreme për të portretizuar aktoren amerikane – duke detajuar në një intervistë të re me DuJour se si ajo filloi të pijë duhan për të aktruar ‘zërin e thellë’ të Lucille.

Intervista gjithashtu i lejoi nënës së katër fëmijëve të fliste mbi plakjen brenda industrisë së aktrimit.
“Ekziston një konsensus në industri që si një aktore femër, rreth të 40-tave, ke mbaruar. Unë kurrë nuk u ula në një karrige dhe nuk dëgjova dikë të thoshte: “Ti e ke kaluar afatin”, por kam pasur raste kur të refuzojnë dhe derën të mbyllin,” pranoi ajo.

Megjithatë, pesë herë fituesja e “Golden Globe” beson se gjërat po ndryshojnë dhe po lëvizin përfundimisht .
Gjatë gjithë karrierës së Nicole, ajo ka marrë guximin të prodhojë, si dhe të aktrojë, dhe ka treguar për “DuJour “se si vajza e saj 13-vjeçare Sunday Rose ëndërron të bëhet regjisore.
Adoleshentja ka drejtuar së fundmi një produksion të Annie në skenë, por nëna e saj krenare nuk ‘lejohet të komplimentojë shumë’.
‘Gjithçka që doja të bëja ishte të bërtisja! Por nuk fola”, zbuloi Nicole.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *