• |
ide | kryesore

Zjarr në Gjirokastër, banesa përfshihet nga flakët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zjarr në një banesë në lagjen Palorto në qytetin e Gjirokastrës. Digjet një dhomë ndërkohë që shpëtojnë anëtarët e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:30, ku banesa e Gaqe Gumit në pjesën e poshtme të Palortosë është përfshirë nga flakët. Soba e drurit ka qenë shkaktare e zjarrit që u përhap në të gjithë dhomën ku ngroheshin pjesëtarët e tjerë të familjes Gumi.

Tubot e sobës janë nxehur dhe oxhaku ka marrë flakë duke përcjellë zjarrin tek orenditë e tjera të dhomës. Për pasoje janë djegur mobilje dhe orendi të tjera.

Menjëherë kane shkuar zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar flakët duke mos lënë përparimin e zjarrit në dhomat e tjera të shtëpisë dykatëshe. Nuk raportohen dëme në njerëz



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *