• |
ide | kryesore

Vaksina turke “Turkovac” miratohet për përdorim urgjent

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se vaksina vendase Turkovac  prodhuar në Turqi kundër koronavirusit ka marrë miratim për përdorim emergjent, raporton Anadolu Agency (AA).  “Nga sot jemi bërë një nga 9 vendet që ka prodhuar vaksinë kundër COVID-19”, tha ministri Koca, duke shtuar se nga java e ardhshme vendi do të kalojë në përdorim të gjerë.

Prodhimi i saj ka nisur këtë vit, por data për prodhimin e saj është e vonuar. Ndërkohë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një nga deklaratat e tij ka deklaruar më herët thënë se Turqia do ta bëjë të disponueshme vaksinën në mbarë botën.

Turqia ka administruar tashmë më shumë se 125 milionë doza të vaksinës Covid-19, duke përdorur vaksina të prodhuara nga kinezët Sinovac dhe Pfizer / BioNTech, me më shumë se 51 milionë njerëz që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Ndërkaq vijon dhe aplikimi i dozës përforcuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *