• |
ide | kryesore

Shtyhen gjobat për fiskalizimin deri në 30 qershor për biznesin e vogël

Arkiva



Bizneset e vogla që nuk janë fiskalizuar ende nuk do të gjobiten, deri në 30 qershor. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ka marrë vendin për shtyrjen e afatit të penaliteteve, që përfundonte në 31 dhjetor të këtij viti. Nisma është ndërmarrë teksa deri në fund të këtij viti vetëm gjysma e 120 mijë bizneseve që e kanë detyrimin, janë fiskalizuar.

Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj e dha lajmin në faqen e saj në facebook.

“Deri në datë 30 Qershor 2022 nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, për disa kategori tatimpaguesish:

✅tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm;

✅tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *