• |
ide | kryesore

Italia regjistron mbi 30,800 të infektuar dhe 142 humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme



Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 30,810 të infektuar nga 343,968 teste të kryera, krahasuar me një ditë më parë kur rezultuan pozitivë për Covid-19, 24,883 qyetarë nga 217,052 teste të kryera.

Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e virusit në 24 orë e humbën jetën 142 pacientë, krahasuar me 81 që ishin të dielën. Ndërkohë, vijon që të shtohet numri i të shtruarve në njësitë e kujdesit intensiv, 37 pacientë më shumë u shtruan në terapi intensive dhe 503 më shumë në pavijonet e tjera Covid-19.

Të shëruarit janë 9,992 ndërsa shkalla e pozitivitetit ka zbritur në 9 për qind, krahasuar me 11.5 për qind që ishte një ditë më parë. Në total që nga fillimi i pandemisë Italia numëron rreth 5,7 të infektuar dhe 136,753 raste fatale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *