• |
ide | kryesore

Juventus rigjen “të fortët” e tij: kthehen Chiesa, Dybala e Chiellini

-Instant, Sport



Napoli më 6 janar, Roma më 9 dhe finalja e Superkupës së Italisë kundër Interit më 12: kur loja bëhet e ashpër, të “fortët” e Juventusit, të nënkuptuar si lojtarët kryesorë të Massimiliano Allegrit, janë gati për të luajtur. Në fakt, të enjten e 30 dhjetorit në Continassa, është planifikuar të rifillojë puna në funksion të një muaji, atë të janarit, i cili ndoshta do të vendosë për fatin e sezonit të Juventusit dhe trajneri do të rigjejë në grup Chiellinin, Dybalan, Chiesan dhe Danilon.

Lojtari i kombëtares është ndalur prej një muaji për një problem muskulor dhe tashmë ka vënë në shënjestër Napolin të paktën për pankinë. Rikthimi i tij është ndoshta më i prituri nga trajneri, duke qenë se është një nga të paktët lojtarë në skuadër i aftë për të vendosur i vetëm një ndeshje.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Dybalan, por argjentinasi po përjeton një kampionat me ulje-ngritje, si dhe paqartësi që lidhen me rinovimin e kontratës që nuk po vjen kurrë. Janari mund të jetë muaji i duhur fillimisht për të rifituar Juventusin dhe, më pas, për të nënshkruar kontratën, megjithatë La Joya me Napolin do të jetë gati.

Ashtu siç do të jetë edhe Giorgio Chiellini, i cili është rikuperuar përfundimisht nga dmtimi, ndërsa mund të duhen edhe disa ditë për Danilon, që shpreson të rikuperojë për ndeshjen e 6 janarit, por me shumë gjasa do të rikthehet në fushë vetëm në gjysmën e dytë të janarit.

“Janari dhe shkurti do të jenë një periudhë shumë e rëndësishme”, tha Allegri pas fitores së fundit ndaj Cagliarit dhe për t’a përballur në mënyrën më të mirë të mundshme, trajneri rigjen djemtë e tij të ‘fortë’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *