• |
ide | kryesore

Bebe Rexha rrëfen arsyen e distancimit nga rrjetet sociale

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka treguar së fundmi arsyen se përse është distancuar nga rrjetet sociale.

Nëpërmjet një videoje që ka publikuar në TikTok, Bebe ka rrëfyer se ndihet keq me veten për faktin se ka shtuar peshë.“U peshova por nuk ndihem komode ta ndaj numrin me ju sepse më vjen zor. Jo vetëm për këtë. Ndjehem si e neveritshme në trupin tim. Nuk kam postuar aq shumë sepse nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë, nuk dua të postoj. Dhe kjo është me të vërtetë sinqerisht arsyeja pse nuk kam postuar aq shumë këtë vit si vitet e tjera”, u shpreh ajo. Këngëtarja ka folur dhe më herët lidhur me peshën e saj trupore duke inkurajuar të gjithë fansat e saj të duan veten e tyre sic janë.

@beberexha

Honest update.

♬ original sound – BebeRexha



1 Comment

  1. As nuk e kuptoj sesi keto rrefime merren si normale apo si te shendetshme. Zot na ruaj nga ky lloj estrogjenimi gjenocidal i kultures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *