• |
ide | kryesore

Problemi me rindërtimin në Laç/ Rama denoncim tjetër: Përballemi me maskarenjtë e sistemit të drejtësisë, nuk e kanë kaluar vetingun

-Instant, Lajme, Të fundit



Në konferencën për mediat, kreu i qeverisë u ndal në procesin e rindërtimit ndërsa foli për kantierët ende të hapura. Teksa vlerësoi procesin e rindërtimit, Rama tha se ka ende zona ku po punohet duke përmendur këtu lagjen Laçi 2, në të cilën kryeqeveritari thotë se qeveria është përballur me vendime të padrejta të gjykatësve që nuk kanë kaluar vetingun. Sipas kryeministrit, këta gjyqtarë në sistemin e drejtësisë janë shëmbëlltyra më e shëmtuar.

“Rindërtimi po ecën. Po kthejmë me krenari në shtëpitë e reja shumë familje. por procesi vazhdon. kemi kantiere të mëdha të hapura në Tiranë. Kombinati ka marrë një kohë më të gjatë për shkak të problemeve të pronësisë, ndërsa te 5 maji procesi është i liruar. Kemi lagjen e re në Krujë që më në fund ka nisur pas një situate të koklavitur me pronësinë. Kemi Laçin 2 kur edhe aty kemi pasur një problem që është një nga shëmbëlltyrat më të shëmtuara të përballjes me maskarenjtë e sistemit të drejtësisë që ende nuk kanë kaluar vettingun. Nuk po zgjatem më shumë se është një episod i shëmtuar që të dali njerëz me cekimin e drejtësisë dhe të pengojnë ndërtimin e banesa.” tha Rama. 

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë Gjyqtarja e gjykatës civile Klorinda Çela, e shkarkuar nga vettingu, u kallëzua në SPAK nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

 

 

 



4 Comments

  1. Edhe per pak kohe, derisa vetingu t’i largoje, do kete ndonje gjyqtar qe guxon te mbroje interesat e pronareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *