• |
ide | kryesore

Juventus takohet me PSG, përshpejton për Icardin: problemi mbetet vetëm formula

-Instant, Sport



Nuk ka kohë për të humbur, Max Allegri ka nevojë për një përforcim në sulm. Aq më tepër tani që Alvaro Morata i ka thënë po Barcelonës – e dinte që në qershor, kur të përfundojë huazimi dyvjeçar, ai nuk do të shlyhet për 35 milionë te Atletico Madrid – dhe pret të bashkohet me Xavin, i cili personalisht e kërkoi atë për ta sjellë në blaugrana. Kjo është arsyeja pse Juve po përshpejton për Mauro Icardin, emri në majën e preferencave për të zëvendësuar spanjollin: janë bërë kontaktet e para për të kuptuar nëse mund të kryhet operacioni. Nuk është folur ende për formulën e mundshme të transferimit, por kartat janë zbuluar tashmë në tavolinë: Juve dëshiron lojtarin në huazim dhe më pas të jetë i lirë të investojë te sulmuesi në qershor – objektivi i parë Vlahovic – ndërsa PSG preferon një zgjidhje përfundimtare. Në çdo rast, klubi francez e konsideron argjentinasin të transferueshëm: Pochettino në fakt mund të heqë dorë nga sulmuesi, i cili këtë sezon ka bërë 20 paraqitje mes Ligue 1 dhe Kupave, duke shënuar 5 gola. “Përsëri në shtëpi”, ka shkruar në Instagram Icardi, i cili është rikthyer në stërvitje me PSG-në pas pushimeve relaksuese në Argjentinë. Por Maurito do të kthehej me kënaqësi për të luajtur në Itali.

Dhe në fund të fundit Icardi është lojtari që Allegri kërkon dhe i përgjigjet karakteristikave që pret nga sulmuesit e tij – padyshim duke garantuar gola dhe duke bërë të ndjehet prania e tij në zonë – por vetëm në formë huazimi, më së shumti me të drejtën e blerjes. Arka e Juventusit tani nuk lejon alternativa, edhe sepse largimi i Moratas do të garantonte ‘vetëm’ një kursim prej 5 milionësh në huazim (gjysma e vitit të dytë) dhe 5 milionë të pagës bruto.

Për Juventusin, ndërkohë, hipoteza e Cavanit shuhet, një profil që sidoqoftë nuk e ka bindur kurrë plotësisht: trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, ka blinduar uruguaianin, i cili gjithashtu pëlqen Barcelonën, të paktën deri në qershor: “Ne folëm me Cavanin, ai e di që unë sigurisht nuk do e lë të shkojë – tha menaxheri i Djajve të Kuq në prag të ndeshjes me Ëolverhampton – Ai është një lojtar i rëndësishëm, ne jemi ende të përfshirë në tre gara dhe prandaj do të kemi nevojë për të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *