• |
ide | kryesore

Makinat nuk janë pika e fortë e Abraham: përplaset edhe me Porsche rrugës për Trigoria

-Instant, Sport



Java e parë e vitit të ri për sulmuesin e Romës Tammy Abraham ka nisur me një fatkeqësi në rrugë. Ndërsa po shkonte për në Trigoria, pak metra larg banesës së tij, qendërsulmuesi anglez që po drejtonte një Porsche Cayenne, goditi një makinë të vogël të drejtuar nga një zonjë. Askush nuk është lënduar, Abrahami doli nga makina për të kontrolluar gjendjen e gruas dhe për të shpjeguar dinamikën e aksidentit. Ndërhyrja e policisë nuk ishte e nevojshme, pas konstatimit miqësor Tammy shkoi në Trigoria dhe u stërvit, duke harruar aksidentin me të cilin i kishte nisur dita.

Disa javë më parë kishte ardhur edhe një lajm nga Britania e Madhe se Abraham ishte dënuar me 826 paund (980 euro) për drejtimin e Lamborghinit të tij të zi, një vit më parë, me shpejtësi 47 mph, kur kufiri ishte 20. Me atë rast i kishin hequr gjithashtu gjashtë pikë nga patenta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *