• |
ide | kryesore

Ambasadori serb: Dua Lipa bashkëkombësja ime

-Instant, Paparazzi, Slider



sh-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka pasur një debat virtual me ambasadorin serb në SHBA, Marko Gjuriq në lidhje me një postim të bërë në Twitter në faqen zyrtare te ish-ambasadores.

Gjuriq e akuzoi Çitakun për gjuhë urrejtëse në baza etnike e në fund në debat ka provokuar duke përfshirë edhe këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa të cilën në komentin e bërë e ka quajtur bashkëkombëse të tij.

“Duke lënë komentet urrejtëse anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (flamur i Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka shkruajtur Gjuriq.

Ndjekësit dhe fansat e yllit kosovar kanë reaguar menjëherë duke shpërndarë fjalimet e Dua Lipës që flet për vuajtjet e Kosovës e se sa krenare është që është shqiptare, ku duket qartë se ajo asnjëherë nuk ka pëmendur faktin se është qytetare e Serbisë.

Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e këngëtares Dua Lipa edhe pse komenti i saj është i parashikueshëm. Pasi të gjithë qytetarët kosovarë dhe shqiptarë e jo vetëm janë mjaft të prekur nga lufta e Kosovës dhe asnjëherë nuk kanë reaguar pozitivisht ndaj Serbisë apo veprimeve që ajo ka kryer kundrejt këtyre të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *