• |
ide | kryesore

Djokovic, i anullohet viza: Australia e kthen mbrapsht numrin 1 të botës

-Instant, Sport



Viza e Novak Djokovic është anulluar nga Australia. Mediat vendase raportuan se numri një i tenisit botëror duhet të largohet tashmë nga Australia. Avokatët e tij do të apelojnë. Sipas Gardës Kufitare, gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka dhënë prova të mjaftueshme për të vërtetuar përjashtimin e tij nga vaksina kundër Covid. Djokovic kishte mbërritur në Melburn, por ishte bllokuar në aeroport ku viza e tij u konsiderua e pavlefshme.

Fluturimi i Djokovic, të cilit iu dha një përjashtim për të luajtur në Australian Open të këtij muaji, u ul në Tullamarine rreth orës 23:30 me orën lokale, (13.30 me orën tonë) sipas mediave lokale. Zyrtarët kufitarë e bllokuan menjëherë Djokoviç të hyjë në vend, pavarësisht lëvizjes së qeverisë së Victorias. Ndërkohë, përjashtimi mjekësor i dhënë për Novak Djokoviç, i cili vazhdon të mbajë konfidenciale statusin e tij të vaksinimit, për të marrë pjesë në Australian Open, ngjalli zemërim në vend, me kryeministrin që paralajmëroi se do ta kthente serbin “me avionin e parë” nëse një përjashtim i tillë nuk justifikohej, ashtu si edhe ndodhi.



2 Comments

  1. Novak Gjokoviç si Nikola Tesla jane çifute me origjine si tek ne Moisiu apo Kristaq Rama etj qe jane çifute Durrsak te vjeter, dhe çdo çifut kudo ka suport fshehtas nga superfuqia Hebraiket .

    1. Australia nuk eshte as Europe dhe as USA, qe cifutet kan lobe te fuqishme.Australia ka rregulla te tjera dhe nuk pyet as per kryeministrin e vet, nese eshte kundra ligjit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *