• |
ide | kryesore

Vizat e serbëve të Kosovës me pasaporta serbe/ Parlamenti Europian bën lëvizjen e parë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Parlamenti, serbe



Komisioni për Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian emëroi të mërkurën deputetin slloven Matjazh Nemec si raportues për heqjen e vizave për serbët e Kosovës, të cilët mbajnë pasaporta të lëshuara nga Serbia.

Zoti Nemec shkroi në rrjetet sociale se serbët e Kosovës “janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Bashkimin Evropian”, duke nënvizuar se shpreson që kjo çështje të zgjidhet shpejtë.

Në nëntor të vitit të kaluar Komisioni Evropian, kishte propozuar që të hiqen vizat edhe për qytetarët serbë të Kosovës që mbajnë pasaporta të lëshuara nga Serbia, me arsyetimin se do të mbeteshin të vetmit qytetarë në Evropë pa lëvizje të lirë pas heqjes së vizave për Kosovën më 1 janar të këtij viti.

Por, ky propozim është kundërshtuar nga qeveria e Kosovës e cila ka shprehur shqetësimin e saj pasi që pasaportat e lëshuara nga Serbia i konsideron të paligjshme. Sipas qeverisë, njohja e këtyre dokumenteve, do të pengojë integrimin e komunitetit serb dhe shkel edhe frymën dhe marrëveshjet e dialogut për shuarjen e këtyre strukturave të paligjshme.

Nga një janari i këtij viti Kosova u bë pjesë e regjimit të udhëtimit pa viza, e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që nënkupton mundësi udhëtimi pa viza deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen, por nuk është leje pune./voa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *