• |
ide | kryesore

“Kriminalizimi” i Foltores/ A do ta pranojë Basha ndihmën e policisë në 8 Janar??

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në pamundësi për t’i dalë përballë Sali Berishës përmes ballafaqimit me demokratët, Lulzim Basha iu përgjigj paraardhësit në dy mënyra. Fillimisht duke i delegjitimuar aksionin politik, me pretendimin se firmat për kuvendin nuk njiheshin nga institucionet, se vetë Kuvendi i 11 Dhjetorit ishte thjesht një miting, se ndryshimet statutore ishin nul, apo se referendumi që e shkarkoi ishte i parregullt. Por sa më shumë kohë kalon, aq më shumë Basha po i mëshon një retorike tjetër: kriminalizimit të mbështetësve të Berishës.

Demokratët që mbushnin sallat e Foltores dhe deputetët që e mbështetën u identifikuan si ish-drejtorë dhe ish-ministra që mbanin mbi supe mëkatet e korrupsionit të tetë viteve qeverisje. Kjo e korrupsionit, ishte ndër akuzat më të lehta për mbështetësit e Berishës. Shumë shpejt ata u lidhën me emra të njohur të krimit, sipas mbështetësve të Bashës.

E tillë ishte akuza për angazhimin e Suel Çelës në mbledhjen e firmave për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Sipas Gazment Bardhit, delegatët e Elbasanit i kishin rrëfyer se ishin thirrur nga Suel Çela, i cili i detyronte përmes kërcënimeve të firmosnin mbështetjen për Foltoren. Bardhi nuk u nxitua ta përfshinte Berishën në këtë skemë, por kërkoi reagimin e tij.

Tjetër njollë për Foltoren ishte ajo në lidhje me Keltis Krujën, ish-deputet i PD-së. Sipas Bardhit, Kruja kishte lidhje me Aqif Rakipin (ish-deputeti që u prek nga ligji i dekriminalizimit) dhe kishte punuar në fushatën e Partisë Socialiste, për zgjedhjen e Orlando Rakipit në Vorë. Ish-deputeti Keltis Kruja e mohoi akuzën, duke thënë se kishte kontribuuar që 15 vjeç në PD.

Fatjon Dauti ishte një nga shoqëruesit e Sali Berishës, në datën 21 Dhjetor. Ai shpertheu derën e një prej zyrave të selisë së PD, ku Berisha zhvilloi një konferencë me gazetarët. Në media qarkulloi menjëherë e kaluara e Dautit në Angli, ku autoritetet e kishin pagëzuar me inicialet B9. Dautaj ishte dëbuar nga Britania e Madhe pas dyshimeve se qe i përfshirë në një rrjet kriminal të trafikut të drogës. Që nga ai moment, mbështetësit e Berishës, sipas Bardhit janë pjesë e grupit kriminal B9.

Myftar Lumeshi përmendet si njohje e Fatjon Dautit në Britaninë e Madhe. Por një foto e Lumneshit mes shoqëruesve të Berishës u shpërnda menjëherë në disa media, ditën kur zyra e shtypit e Partisë Demokratike bëri një ndër akuzat më të rënda ndaj familjarëve të Berishës, kur i akuzoi për pastrim parash dhe lidhje me grupin B9.

Edhe sot (5 janar) Gazment Bardhi akuzoi sërish mbështetësit e Berishës si një grupim kriminal, kur tha se dera e selisë së PD-së është e hapur për demokratët e sakrificave, por “do të jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që në çdo shëtitije, ka qenë në krah të Berishës dhe në mbështetje të tij”.

Retorika e kriminalizimit për mbështetësit që Berisha ka në PD, tenton ta zhbëjë aksionin e tij politik. Në vend se ta sjellë rrugëtimin e Berishës nga Foltorja, tek Kuvendi i 11 Dhjetorit dhe më pas tek Referendumi si një lëvizje politike, Basha po synon ta prezantojë atë si një lëvizje kriminale në prag të përballjes në 8 Janar.

Mbetet për t’u parë, nëse këto deklarata janë thirrje dëshpëruese para largimit nga zyra që e mbajti për 8 vjet apo Basha po përgatit terrenin që në 8 Janar të ketë mbrojtjen e Policisë së Shtetit.

Ofertën, Rama ia bëri që në 11 Dhjetor, ditën kur selia e PD-së u rrethua nga blindat dhe forcat speciale, të gatshëm për ta mbrojtur kryetarin nga delegatët e partisë./Lapsi.al



22 Comments

  1. ke harruar ate legenin blend kellicit qe mbante dokumetat personale te vllait ne zyre dhe qe shite zgjedhjet ke kurva belina balluku ne kembim te punsimit te vllait keshilltar dhe te te tjerave qe skane dale akoma Keta jane bq e sales Ai myftar Lumneshi eshte 1 nder personat prestanome te pasurive te sali berishes

  2. Në punët e brendshme të një partie nuk ka punë as policia e as një lloj force e jashtme.

    Me dhunë a me të marrme vesh ata e zgjidhin vetë, pa ndërhyrje nga jashtë.

    Ku e di policia se kush ka të drejtë?!

    Ndërhyrja e policisë në favor të Basshës, vetëm do ti hedhë benzinë zjarit, zjarr që mund të shkojë edhe drejt kryeministrisë, prandaj Rma do të bëjë sikur mbron bashën, por në të vërtetë nuk ka as dëshirë e as bythë për ta mbrojtur në këtë situatë.

    1. Cilido që del me thirrjet që kërkojnë “vdekjen” e “idiotëve e neokomunistëve”, është një njeri me mendësi kriminale terroriste.
      Se kush është në të vërtetë “idiot” apo “neokomunist”, këtë nuk mund ta përcaktojë një terrorist .
      Ekstremistët islamikë kërkojnë dhe zbatojnë në mënyra sadiste vrasjet e atyre njerëzve që i përkasin një besimi tjetër fetar, e pikërisht për këtë quhen terroristë.
      Asnjë njeri me bindje të plota demokratike e që respekton mendimin ndryshe, nuk kërkon vdekjen e dikujt që nuk mendon si ai, por me debat njerëzor , argumenta e fakte, mbron mendimin e tij.
      Po dëgjoja mbrëmë një debat në televizonin Euro News ,me moderatoren Erla Mëhilli, e u skandalizova me gjuhën e urrejtjes kriminale të një “berishisti” të ri me mbiemrin Hoxha.
      Me egërsi, duke ntrashur zërin për tu dukur “burrë trim”, ky djaloshi që qënka përzënë nga kryesia e FRPD, nuk linte asnjerin që të shfaqte mendimin e tij duke ndërhyrë me arrogancë e me deklaratat terroriste se në 8 janar “ne” do të shkojmë në selinë e PD, do të marim “zvarë” Bashën e mbështetësit e tij e do ti hedhim në Lanë.
      Për mua ky farë “trimi”, është një kamikaz idiot terrorist, e nuk ka të bëjë fare me antikomunizmin. apo të djathtën demokratike.

      1. Po ku ka demokrat në pede mor xhan?! Apo më fal është Luli, që pas 4 humbjesh spektakolare rresht, kandinon sërisht dhe fiton me +80% të votave (hahahaha) . Për Saliun s’ja vlen të flasësh pastaj se ai edhe po perceptoj një farë rreziku të vogël se rivali e mund, ose thjesht si bindet verbërisht, e vret fare i bie shkurt nuk lodhet me argumenta fare…

        1. Fakti që e fillon e mbaron sulmin tënd këtu vetëm tek “pede-ja” për të na mbushur mëndjen se edhe Luli “nuk është demokrat se humbi katër herë e nuk dha dorheqjen”, është tregues se ti “demokracinë” e sheh vetëm tek “ripjellja”.
          Kjo historia e “humbjes” së zgjedhjeve që duhet ta detyrokërka kryetarin e partisë “humbëse” të japë dorheqjen, është një marrëzi alla shqiptarëshe e kuptimit të demokracisë.
          Mund ta quaj këtë veprim të detyrueshëm, dorheqjen e një kryetari partie, nëse do të kishim të bënim me zgjedhje të rregullta , normale duke respektuar të gjitha ligjet e kodit zgjedhor..
          Është e detyrueshme për një kryetar partie e kryeministër që pasi ka qeverisur për 4 apo 8 vite, dhe ka organizuar vetë zgjedhjet, ti humbasë ato.
          Po si mund ti kërkosh dorheqjen Bashës që nuk ka qenë asnjëherë kryeministër, në opozitë , një qeveri e korruptuar i ka masakruar zgjedhjet duke i vjedhur e grabitur në të gjitha format ?
          Për rastin e Bashës ka edhe një specifikë tjetër.
          Me ketë përplasjen e fundit me Berishën, doli e kjartë se ai nuk e ka pasur mundësinë që ta udhëheqë vetë PD, pasi ka pasur gjithë kohën mbi kokë ish shefin.
          Këtë e ka pranuar vetë Berisha, që ndonëse kishte dhënë dorëheqje “të pa revokueshme” nga të gjitha funksionet partiake, sillej me Bashën sikur ta kishte sejmenin e tij.
          E sulmon Berisha Bashën duke e quajtur “pengu i Ramës”, kur vetë e pranon se i ka ndejtur mbi kokë për çdo vendim, e pra është e kundërta.
          Basha deri në 9 shtatorin e vitit të kaluar ka qenë “peng i Berishës” e jo i Ramës.
          Ka përmendur Berisha në të gjitha foltoret se i pat kërkuar Bashës dorhejen pas marëveshjes së diktuar të tij nga ndërkombëtarët , me Ramën para zgjedhjeve të 2017-ës.
          E para e punës , nga e mori ai këtë të drejtë që ti kërkojë Bashës dorheqjen, kur vetë nuk kishte asnjë funksion e së dyti, përse duhej Basha që të mos i bindej të dërguarit të partive popullore të Europës dhe të dërguarit të SHBA, po të dëgjonte Berishën ?
          Është e vërtetë që Rama mashtroi si Bashën e PD, edhe përfaqësuesit e BE e SHBA që gjoja pranoi të krijohej një qeveri provizore e përbashkët me opozitën një muaj para zgjedhjeve, e në fakt i vodhi zgjedhjet duke i blerë votat me para droge , e kjo u vërtetua me skandalin e dosjes së Durrësit.
          Jo vetëm si përceptim i përgjithshëm por ka edhe fakte të shumta të cituara edhe nga vëzhgimi i ODIR, që zgjedhjet e vitit të kaluar ishin një masakër zgjedhore.
          Pas një fakti të tillë, është e marrëzishme të flasësh për fitues e për humbës.
          Nese Shqipëria do të kishte një drejtësi funksionale e të pamvarur, “fituesi” Rama me hajdutët e tij të votave sot duhet të ishin pas “bravave” të qelive të burgut e jo të qeveriste edhe një mandat të tretë.

  3. Per sa kohe do te kete per rreth Berishes IDIOTE qe veprojne si tu vije per mbare ne grupime te ashtuquajtura partiake neokomunizmi dhe krimi do te jete evident.

  4. Bushat revolucionari, Bushat Che Guevara , Bushat Mul Noka. Nje pyetje And analistit jo And bolshevikut, nese berishistet do thyenin dyert dhe uzurponin nje institucion publik, psh Kryeministrine a do nderhynin policia dhe garda ? Po ne rastin e dhunimit te nje godine te nje partie politike legale a duhet te nderhyjne organet ligjzbatuese ? And analisti eshte shperfyturuar, And revolucionari antiimperialist eshte ngritur nga germadhat e monizmit.

    1. O kar a akoma nuk e ke kuptuar se partia është masa e antarëve, që shteti në bazë të ligjeve u jep edhe godinën që ju ndihmon për të zhvilluar aktivitetin politik.

      A e mba mend o kar, kur policia ndërhyri kundër partisë së bamir topit se kishte uzurpuar godinën,

      basha mba akoma godinën që e ka UZURPUAR .
      ME DATË 8 GODINA JU KTHEHET DEMOKRATËVE,
      Me datë 9 fillon përmbysja ME DHUNË E EDVINIT DHE KURVAVE HAJDUTE RILINDASE.

    2. KAZAKISTAN – Gjendja e rendit dhe sigurisë në shtetin e Azisë Qendrore është përkeqësuar orët e fundit teksa janë vrarë nga demonstruesit 8 policë, ndërsa turma e demonstruesve ka shkuar drejt aeroportit të kryeqytetit. Gjithashtu, qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës pas përkeqësimit të situatës në vend.

      JuSugjerojmë
      Protestat masive në Kazakistan vazhdojnë, 8 persona humbin jetën, qindra të lënduar
      Protestat në Kazakistan/ Presidenti jep dorëheqjen, zyra e kryebashkiaukt digjet
      Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev raportohet se ka kërkuar ndihmën e Rusisë për të menaxhuar situatën. Ai premtoi se do t’u përgjigje ashpër protestave duke i akuzuar protestuesit se janë komplotistë të paguar.

      Protestat në vend u aktivizuan pas rritjes së çmimit të lëndëve djegëse, ndërsa më pas qytetarët kanë shtuar dhe kërkesat për liri dhe demokraci. Ata akuzojnë presidentin aktual Tokayev dhe paraardhësin e tij Nursultan Nazarbayev për minimin e demokracisë në vend Nazarbayev drejtoi vendin për 29 vite rresht. Në 2019, ai hoqi dorë nga posti i presidentit dhe vendosi të marrë drejtimin e Këshillit të Sigurisë së Kazakistanit. Sot, pasardhësi i tij Tokayev vendosi ta shkarkojë atë dhe pjesën tjetër të këshillit për të qetësuar protestuesit.

  5. Inteligjenca e lindur dhe e kultivuar mund te vihet ne funksion te progresit ose te regresit.
    Andi ku e sheh veten?!

  6. Per here te fundit, te shajme dime te gjithe edhe me ndyre se ju, por sharjen e quaj fundin e logjikes. Une shkruaj per qytetaret dhe jo per provincialet dhe sklleverit e enverit, berishes, rames dhe metes. Ju qe shani nuk meritoni as te meshiroheni por vetem te injoroheni. Kaq, per ne vijim sharjet mbrapsh i keni.

    1. Nuk behet shteti me kurva bythqira evgjiter cobenerqener fshatarespiuna intrigante
      laskara komunistbunkeresh feshmijeincestesh…

  7. ska pune policia te nderhy Duhet ti lere cecenet te hane kokat e njeri tjetrit Vetem duhet ti filmoje qe te shofim ne gallate

  8. Berisha është vetëm një puçërr në… fundshpinën e Trumpit”.

    Ish presidenti miliarder, sado difektoz në marrëdhëniet me shtetin dhe me interesin publik, nuk mund të honepsë një intrigant të vogël të Ballkanit, i cili në shtator 2013 guxoi t’u bëjë SHBA-ve sfidën më të rëndë që një politikan shqiptar i ka bërë superfuqisë së botës, duke i prirë turmës së tij të paformë në rrethimin e ambasadës amerikane.
    Shpellkaret salihut po mbrojne salihun duke vjellur pak nga luga e Qelbur qe kane ngrene ne gjithe keto vite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *