• |
ide | kryesore

Lushnjë/ Tre të rinj zihen me thika, 2 prej tyre përfundojnë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 17-vjeçar me iniciale D. K.,  është arrestuar në Lushnjë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë dy persona. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen “Skënder Libohova”, pas një konflikti për motive të dobëta.

17-vjeçari ka goditur me thikë shtetasit: K. N., 20 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *