• |
ide | kryesore

Mourinho zgjedh atë që ndëshkoi Juventusin në Champions: përforcimi i Romës është Sergio Oliveira

-Instant, Sport



Një tjetër portugez për Romën: Sergio Oliveira është në fakt përforcimi i zgjedhur nga Mourinho për mesfushën e tij. Special One ka kërkuar në mënyrë specifike një mesfushor dhe lojtari i Portos i datëlindjes 1992 është në krye të listës së dëshirave. Kontaktet me luzitanianët kanë nisur tashmë dhe po punohet për një kredi me të drejtë shlyerje. Lojtari i afruar me kryeqytetasit në verë, ishte pranë zbarkimit në Itali edhe me Fiorentinën.

Sergio Oliveira që i bëri keq si Juventusit ashtu edhe Milanin në Champions League me Porton e tij, tani nuk është më titullar i rregullt për Sergio Conceiçao dhe ka dëshirë të transferohet në Serie A. Është vënë në punë menjëherë menaxheri i tij, Mendes, që në të kaluarën i ka rrëmbyer një premtim drejtuesve luzitanë: atë për të lënë klientin e tij të largohet në rast të një oferte të mirë nga një skuadër e madhe. Tani ka mbërritur oferta e Romës që do të bëjë gjithçka për ta sjellë në Itali lojtarin nën urdhërat e Mouronhos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *