• |
ide | kryesore

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

-Instant, Arkiva, Lajme



Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10, në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar. Burime zyrtare bënë me dije se një automjet me drejtues shtetasin me inicialet D. D., ka përplasur një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *