• |
ide | kryesore

OBSH: Omicron nuk duhet të kategorizohet variant i “i butë”

-Instant, Lajme, Të fundit



Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se varianti Omicron i koronavirusit duket se nuk shkakton sëmundje të rënda në krahasim me variantin Delta, por nuk duhet të kategorizohet “i butë”. Janet Diaz nga OBSH, ka thënë më 6 Janar se studimet e hershme tregojnë se nga Omicron ka më pak mundësi të shtrimit të njerëzve në spital.
Ajo u ka thënë gazetarëve nga Gjeneva, se rreziku më i vogël vërehet si te të rinjtë, ashtu edhe te personat më të moshuar.

Ndonëse Omicron duket se nuk shkakton sëmurje të rënda në krahasim me Deltan, sidomos te personat e vaksinuar, kjo nuk nënkupton se ai duhet të konsiderohet i butë”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në të njëjtën konferencë për media.



1 Comment

  1. O ju te portalit, dje thate qe eshte propagande, e sot po thoni qe nuk duhet te kategorizohet si “e lehte”, bini dakord mes jush sepse nderkohe qe po jepni provat e pandemise, po shkruan ndonje no-vax “komplotist” nga ana tjeter. mediat jane gjera serioze..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *