• |
ide | kryesore

RENEA aksion në disa qytete, 19 të arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën e Durrësin, ku ka arrestuar edhe disa persona. Si rezultat i kontrolleve të befasishme në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër u kapën dhe u arrestuan 19 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjatë kontrolleve në Tiranë, Nikël të Krujës, Lezhë dhe Vlorë janë sekuestruar 2 pistoleta, municion luftarak, kokainë, shuma të konsiderueshme parash, aparate celulare, çipsa e letra bixhozi.

Të arrestuar në Nikël, Krujë: Zenel Haka, Gazmir Haka dhe Marklen Haka;

Të arrestuar në Tiranë: Olsi Hasa, Alfed Ulaj, Mariglen Picari, Marjus Dosti, Aleks Delihasani, Ervis Sula dhe Lami Troci;

Të arrestuar në Lezhë: Gentian Ndoj, Aleksandër Bardhoshi, Albert Marku, Jeton Locaj, Renato Gjura, Ervin Nika, Anton Kola;

 

I arrestuar në Vlorë: Gentjano Mehmeti;

Në Gjirokastër: Klement Shehu.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *