• |
ide | kryesore

Veliera me flamur ukrainas rrezikon mbytjen në Seman, shpëtohen personat në bord

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një mjet lundrues me flamur Ukrainas ka pësuar defekt ditën e sotme pranë grykëderdhjes së Semanit dhe ka rrezikuar jetën e personave në bord.

Veliera me emrin ”MON REVE” ka dhënë alarmin sos dhe menjëherë kanë ndërhyrë efektivët e anijes P-112 duke shpëtuar në kohë mjetin nga përmbytja. Përsonat e shpëtuar ndodhen në gjendje të mirë shendetesore.

Njoftimi i plotë:

Operacioni SAR finalizohet me sukses nga Roja Bregdetare .

Anijës së Rojes Bregdetare P-112 ”Skëndërbeu” ju dha situatë për një mjet që kishte pësuar avari.

Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Kërkim Shpëtimit anija e gatshme P-112 u nis për dhënie ndihmë të një mjeti lundrues tip Veliere me emër ”MON REVE” me flamur Ukrainas, e cila kishte pësuar difekt në motorra dhe po rrezikohej jeta e personave në bord, mjeti ndodhej 2nm larg grykëderdhjes së Semanit.

Falë ndërhyrjes në kohë te efektivit të anijes P-112 mjeti arriti të shpëtohet dhe vijoj rimorkimi drejt portit të Vlorës.

Operacioni SAR u finalizua me sukses nga anija e Rojes Bregdetare .

Përsonat e shpëtuar ndodhen në gjendje të mirë shendetesore.

Numri Blu i emergjencës i QNOD-së në shërbim 24 orë është Nr. #125.

Shpëjtësia e dhënies së informacionit në kërkim të ndihmës ka rol të rëndësishëm në parandalimin e fatkeqësive.

Forca Detare / Roja Bregdetare janë gjithnjë në gatishmëri për të siguruar sigurinë lundrimore dhe zbatimin e ligjshmërisë detare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *